• |
ide | kryesore

Belen Rodriguez: Sakrifikova adoleshencën për të arritur këtu ku jam

-Instant, Paparazzi, Slider



Belen Rodriguez ishte e ftuar dje në emisionin “Domenica In” ku tregoi për herë të parë me detaje sesi ishte fillimi i jetës së saj në shtetin italian.

Ajo la Argjentinën dhe filloi atje karrierën si modele. Më pas ajo mori pjesë në një reality show, ku dhe u bë mjaft e njohur.

Me lot në sy, Belen tregoi se ëndrra e saj ka qenë që të bëhej pjesë e showbiz-it dhe duke parë që në vendin e saj nuk mund ta realizonte atë, u nis drejt Italisë, një vendim që e gjithë familja e saj e mbështeti. “Duke filluar pa para, me 180 euro në xhep, nuk e dija kur do t’i mblidhja përsëri paratë për t’u larguar. Situata në Argjentinë ishte e vështirë”, tha ajo.

Ajo tregoi se herën e parë që u largua nga Argjentina, ishte vetëm 19 vjeç. “Unë sakrifikova adoleshencën time, nuk pata një adoleshencë si vajzat normale”, u shpreh modelja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *