• |
ide | kryesore

Biden: Brenda prillit vaksinojmë 90% të të rriturve amerikanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se 90% e të rriturve në SHBA do ta kenë të drejtën për vaksinim kundër koronavirusit deri më 19 prill. 

“Për shumicën dërrmuese të të rriturve: nuk do të duhet të prisni deri më 1 maj. Ju do të keni të drejtë për t’u vaksinuar deri më 19 prill”, tha Biden.

Më herët, ai ka përmendur 1 majin si datë kur të gjithë të rriturit amerikanë do të mund të vaksinohen.

Duke folur të hënën në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha SHBA-ja do të rrisë numrin e farmacive që marrin pjesë në programin federal të vaksinimit, nga 17,000 sa është aktualisht, në 40,000.

Ai po ashtu tha se një rekord prej 33 milionë vaksinash do të vihen në dispozicion në vendet e vaksinimit këtë javë.

Biden tha se beteja kundër koronavirusit është ende “larg fitores” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’iu kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për virus.

“Ne jemi në një garë jete dhe vdekjeje me virusin që po përhapet shpejt”, tha Biden në fjalimin televiziv.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus: mbi 30 milionë.

Prej tyre, mbi 549,000 pacientë kanë humbur jetën.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 127 milionë njerëz. Mbi 2.7 milionë kanë vdekur dhe mbi 72 milionë janë shëruar.

SHBA përdor 3 vaksina për imunizimin e popullatës: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.



3 Comments

  1. Perktheje mire pasi behet fjale per moshat e treta pra mbi 75 vjec e siper, bile dhe kjo eshte mashtrim dhe pjese e propagandes se CNN

  2. O Daku sidoqe ta perktheje Bideja prapeseprape eshte nje debil plak i rrjedhur qe e kane vene qe ta komandojne sepse ai vete as te flase ska mundesi pra skupton cfare ben e flet e jo me cfare firmos! Ai nje koference shtypi live ska mbajt akoma! po deri ne vere e ka afatin se pastaj do shkoje ne pidh te Kamales!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *