• |
ide | kryesore

CIES/ Messi më i miri në Europë, Cristiano Ronaldo në Serie A, Lukaku jashtë 20 të parëve

-Instant, Sport

Pavarësisht vështirësive të Juventusit dhe një sezoni, të paktën si ekip, më pak prestigjioz sesa pritej deri më tani, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në Serie A, të paktën sipas CIES. Observatori i futbollit ka krahasuar performancat e lojtarëve që janë impenjuar për të paktën dy të tretat e ndeshjeve nga 1 janari 2021 deri më sot, në ligat përkatëse, duke hartuar një renditje. Ronaldo, i pesti në 5 kampionatet më të mira evropiane, qëndron në Itali përpara Insigne dhe Brozovic. Jashtë nga top-20 Lukaku.

Observatori CIES ka zgjedhur më të mirët në Evropë, ekip për ekip, duke formuar një renditje përfundimtare me lojtarët më të mirë të 98 klubeve që luajnë 5 turnetë më të mira të futbollit. Në Serie A, Cristiano Ronaldo mori pikavarazhin më të lartë (89.3), i ndjekur nga Insigne (87) dhe Brozovic (85.4). Pastaj Gosens (85.2), Luis Alberto (84.6) dhe Gianluca Mancini (83.5).


Në nivel evropian komandon Lionel Messi (92.5), përpara Robert Leëandoëski (89.5) i cili ndan vendin e dytë të podiumit me mesfushorin e ekipit kombëtar të Italisë, Jorginho (89.5) që luan për Chelsea.

Në klsifikimin e Serie A, është befason mungesa e Romelu Lukakut, njeriu imazh i vërtetë i arratisjes së Interit në kampionat, ndërsa shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez duhet të kënaqet me vendin e 16-të (74.5). Mungon Zlatan Ibrahimovic për shkak të mangësisë së minutave të luajtura të nevojshme në tremujorin e parë të 2021, për Milan përfaqësuesi i vetëm është Davide Calabria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu