• |
ide | kryesore

City ‘ngrin’ Agueron: “Mezi presim ti japim një lamtumirë të denjë në fund të sezonit”

-Instant, Sport



Rrugët e Sergio Agueros dhe Manchester City do të ndahen në fund të sezonit. Është vetë klubi anglez, përmes gojës së presidentit Khaldoon Al Mubarak, që ka konfirmuar se kontrata e ‘Kun’ që skadon në qershor nuk do të rinovohet. “Është një kënaqësi e madhe për mua të njoftoj se do të porosisim një statujë të Sergios që do të vendoset në Etihad Stadium. Dhe ne shpresojmë që t’i japim një lamtumirë të denjë Agueros në fund të sezonit.”

Pas 10 vitesh triumfe (4 Premier, 1 FA Cup, 5 League Cups dhe 3 Community Shield bilanci i përkohshëm) bashkëjetesa mes Kun dhe City është në fund të saj. Sulmuesi më i mirë në historinë e klubit anglez (257 gola në 384 paraqitje) do të jetë kështu një nga pjesët më të çmuara në merkaton e ardhshme të transferimeve. Në moshën 32 vjeçare, megjithëse sezoni i fundit ishte i komplikuar për shkak të dëmtimeve, Aguero mbetet një nga sulmuesit më të mirë në xhiro dhe tashmë ka një radhë klubesh prestigjoze në derën e tij: Juventus mbetet në pritje, së bashku me Barcelonën dhe PSG. Në veçanti, Blaugranat po kërkon një sulmues të nivelit të lartë pas lamtumirës së Luis Suarez dhe blerja e argjentinasit mund të ndryshojë mendjen e Messit, ndërsa në Manchester po mendojnë pikërisht ta zëvendësojnë atë me Pleshtin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *