• |
ide | kryesore

Disa nga filmat e ndaluar në Francë

-Instant, Paparazzi, Slider



Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe arsyen. Marianne është një nga simbolet më të shquara të Francës, që nga Revolucioni Francez. Thënë kjo, rrallë mund të ketë gjëra që mund të ndalohen në Francë, një shtet që njihet për la liberté. Megjithatë ka ndodhur që disa filma janë ndaluar edhe në Francë.

Culture Trip, një faqe që synon të ndihmojë udhëtarët për të organizuar një udhëtim sa më të kënaqshëm nëpër vende të ndryshme në botë, ka përpiluar një listë.

Filmi: Antichrist
Përshkrimi: Teksa një çift i martuar (Willem Dafoe, Charlotte Gainsbourg) janë duke bërë seks, djali i tyre i mitur bie nga dritarja dhe vdes. Nëna shtrohet në spital, ndërsa burri, psikiatër, përpiqet ta trajtojë. Për ta shëruar nga frika e saj, ai e çon në një vend ku kishte kaluar verën me të birin, por aty nisin episodet e dhunës seksuale ndaj bashkëshortit dhe vetes.
Arsyeja e ndalimit: Në vitin 2016, filmi u ndalua në Francë kur një lëvizje katolike tradicionale e njohur si Promouvoir kërkoi heqjen e tij për shkak të përshkrimeve të dhunës dhe seksit.

Filmi: Baise-Moi
Përshkrimi: Manu (Raffaela Anderson) ka jetuar një jetë të vështirë. E abuzuar dhe e përdhunuar, ajo niset për të takuar Nadine (Karen Bach), një prostitutë e cila është përballur me shumë padrejtësi. Të zemëruar me botën, ato zgjedhin të bëjnë seks kur të duan dhe të vrasin sa herë është nevoja.
Arsyeja e ndalimit: Ka skena jashtëzakonisht të dhunshme, ndërkohë që titulli në disa vende është përkthyer si “Më përdhuno”. Në vitin 2001, u vendos që të konsiderohej si i papërshtatshëm për njerëzit nën 18 vjeç.

Filmi: The Texas Chainsaw Massacre
Përshkrimi: Sally, Franklin dhe tre miqve të tyre u mbaron benzina.
Arsyeja e ndalimit: Komplot i thjeshtë dhe skena të dhunshme dhe sadiste.

Filmi: Le Corbeau
Përshkrimi: Remy Germain (Pierre Fresnay) është mjek në një qytet francez i cili vendoset në qendër të një fushate shpifjesh, pasi letra e akuzojnë atë për kryerjen e aborteve të paligjshme.
Arsyeja e ndalimit: E ndaluar për një periudhë të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore, “Le Corbeau” u prodhua nga një kompani gjermane në Francë gjatë pushtimit nazist. Filmi u perceptua nga lëvizja e rezistencës si poshtërim i popullsisë vendase dhe regjisori u ndalua të bënte filma.

Filmi: Paths of Glory
Përshkrimi: Gjeneral Mireau vendos të marrë përsipër një mision të pamundur për të kapur një post gjerman. Sidoqoftë, kur njerëzit e tij vendosin të tërhiqen nga misioni, ai i fyen ata.
Arsyeja e ndalimit: Kritikat për mënyrën e portretizimit të ushtrisë franceze. Qeveria franceze bëri presion të madh për SHBA-në në mënyrë që filmi të mos transmetohej në Europë. Filmi u shfaq në Francë në 1975.

Filmi: Carmen Jones
Përshkrimi: Carmen josh një ushtar të ri, Joe, në mënyrë që të shmangë burgosjen. Sidoqoftë, kur ajo largohet nga Joe për një burrë tjetër, ai kërkon hakmarrje.
Arsyeja e ndalimit: Probleme me të drejtat e autorit me kompozitorin Georges Bizet që shkroi operën Carmen. Problemi u zgjidh, por u deshën gati tridhjetë vjet.



1 Comment

  1. Antichrist, kryevepra eksperimentale e Lars VonTrier eshte humbje e madhje per publikun ne aspektin estetik dhe intensitetit simbolik e kuptimor. Pavaresisht historise Franca ne fakt eshte kryeqendra europiane e riperteritjes se katolicizmit duke filluar qe me De Lubac e me rikthimin masiv ne Kisha qe ka ndodh kohet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *