• |
ide | kryesore

Fati i Anglisë, dëmtohet Lewandowski: sulmuesi rrezikon edhe Champions

-Instant, Sport



Ka zgjatur vetëm 63 minuta ndeshja e Robert Lewandowskit ndaj Andorrës. Aq sa ka mjaftuar për të realizuar një dygolësh dhe për të vendosur fitoren 3-0 të Polonisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Të mërkurën kombëtarja që drejtohet nga Paulo Souza do të jetë në transfertën e Wemblit ndaj Anglisë, por ish-trajneri i Fiorentinës duhet të bëjë pikërisht pa bomberin e tij në ndeshjen më të rëndësishme.

Federata e Futbollit e Polonisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka lajmëruar se Robert Lewandowski nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Anglisë të mërkurën në Uembli e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, për shkak të një dëmtimi. “Kontrollet mjekësore kanë vërejtur dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të djathtë”, shkruhet në njoftimin për shtyp të Federatës së Futbollit të Polonisë.

E dëmtimi i Lewandowskit ka shqetësuar Bayern Mynih, që më 6 prill do të sfidojë Paris Saint Germain në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve. “Koha e pakët që mbetet për ndeshjen e radhës të kombëtares e bën të pamundur pjesëmarrjen e kapitenit në këtë takim”, vazhdon njoftimi i federatës polake. “Që do të thotë se do të ishte një rrezik i shtuar në rëndimin e dëmtimit që ka pësuar. Ky vendim është i vetmi i duhur duke marrë parasysh turneun e ardhshëm në qershor, ndërsa bëhet fjalë për finalet e Euro 2020. Trajtimi i këtij tipi dëmtimi të zakonshëm zgjat nga 5 deri në 10 ditë. Për rrjedhojë do të kthehet në klub, atje ku do të nisë një rehabilitim më të specializuar dhe të menjëhershëm”. Flik dhe tifozët janë në ankth, sepse kanë nevojë për qendërsulmuesin e tyre për të mundur PSG-në.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *