• |
ide | kryesore

Hysaj me parametër zero, Milan, Lazio e Roma në garë për mbrojtësin kuqezi

-Instant, Sport



Elseid Hysaj mund të jetë i impenjuar me kombëtaren shqiptare, por zërat e merkatos që lidhen me shkodranin nuk kanë të ndaluar. 26 vjecari me parametër zero është një goditje shumë interesante për ata që kanë nevojë të përforcojnë krahët. Në orët e fundit lojtari, në skadencë kontrate në qershor me Napolin, i është ofruar Milanit, por në gjurmët e tij janë edhe Roma e Lazio.

Një garë treshe për shqiptarin, performanca e të cilit në ndeshjen me Anglinë (më e mira për kuqezinjtë, bashkë me Gjimshitin) vetëm ka konfirmuar potencialin e formën që ka futbollisti. Me Napolin palët i kanë thyer mardhëniet e tashmë lojtari është gati të vendosë për destinacionin e ri, me dilemat e zakonshme: Milan është një emër i madh që e josh shkodranin, Roma ka treguar besueshmëri më të madhe për të duke e kërkuar që sezonin e kaluar, ndërsa tek Lazio është garancia Tare. E këto Hysaj duhet ti zgjidhë para qershorit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *