• |
ide | kryesore

Investigimi/ Njeriu i inceneratorëve në listën e sigurtë të PS në Tiranë 

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pak ditë më parë, duke bërë prezantimin e kandidatëve të qarkut Tiranë, Erion Veliaj bëri disa batuta pa kripë, me një personazh të panjohur si fytyrë në publik, duke i kërkuar t’i jepte shembullin se si arrinte t’ia dilte për të rritur tre fëmijët e tij.


Vetëm pasi u prezantua me emër dhe mbiemër, u mor vesh kush ishte njeriu që mban numrin 17 në listën e socialistëve, përpara Pandeli Majkos, Fatmir Xhafës dhe Mimi Kodhelit. Ai quhet Alqi Bllako, drejtor i Agjensisë Kombëtare të Ujëra-Kanalizime- Mbetjeve. Natyrisht ai gjendej përkrah kandidatëve të tjerë socialistë jo për të treguar si kujdeset për tre kalamajtë, apo për ndihmën që i jep vjehrra në punët e shtëpisë. Ai nuk ishte aty as për shkak të aftësisë të rallë që ka për të ndryshuar kamp politik, nga PD-ja, tek LSI-a e tani së fundi tek rilindja. Djalli fshihet në të tjera detaje dhe Lapsi.al i ka gjurmuar ato.


Alqi Bllako (@ABllako) | טוויטר

Dokumentat e bëra publike së fundi nga një kallzim penal që LSI ka dorëzuar në SPAK, tregojnë se ai është kokë e këmbë njeriu që punon për llogari të koncesionit të tre inceneratorëve të Durrësit, Elbasanit dhe sidomos Tiranës në zyrat e shtetit shqiptar.

Deri më tani për këtë ka pasur vetëm dyshime.

Kur pas një përballjeje katastrofale në Opinion me gazetarët, Edi Rama u mundua të rikuperonte në imazhin publik, kryeministri caktoi agjensinë e Bllakos që të bënte sqarimet e nevojshme që i rimorën më pas të gjitha mediat pranë tij. Emri i Bllakos, që më parë punonte si sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit të drejtuar nga ish LSI-sti Lefter Koka, ishte përfolur edhe se në e ditët e tij të fundit përpara se të dorëzonte postin, pati nënshkruar kërkesat për shtim fondesh për landfillet e plehrave dhe urdhër pagesat që u shkonin inceneratorëve.

Por dokumentat e dala në dritë, që Lapsi.al i ka lexuar, i japin një rol kyç, Alqi Bllakos në privilegjimin që i ka bërë inceneratorit të Tiranës. Kështu nëse në aktet e qeverisë theksohej se për inceneratorin i duhet marrë mendimi qarkut Tiranë, pra edhe bashkive Kavajë, Vorë e Kamëz, Bllako ka krijuar një qark të shkrurtër duke i kërkuar mendim vetëm Erion Veliajt.

Lexo me tej:

Firmoset padia për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Pra ai dyshohet se me anë të shkresave që ka firmosur si sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, është vënë në shërbim të interesave të shoqërisë “Integrated Energy BV” duke shmangur edhe Këshillin Bashkiak edhe Qarkun e Tiranës.

Natyrisht këto rrëshkitje duket qartas që nuk janë bërë nga padija. Sepse familjarët e Alqi Bllakos janë të lidhur fort me ata që fshihen pas inceneratorëve. Njëri nga vëllezërit e tij, Taned Bllako ka interesa biznesi në kompani të njëjta me ato të Klodaian (Mirel) Mërtirit (lexo ketu). Por më flagrantja është pagesa në konflikt të hapur interesi ndaj të atit të tij, Edmond Bllako. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nxori në emisionin Opinion një listë pagesash ku Edmond Bllako paguhej me 10 milionë lekë çdo muaj.

Ky person nuk mund të marrë një rrogë të tillë, sepse ka konflikt interesi, neni 35. Është shkelje e hapur”, tha Kryemadhi. Dhe kur ajo u pyet nga Blendi Fevziu se ku e shihte këtu shkeljen, e sqaroi: “Po pse nuk e paguan babanë tënd ky me 10 milion lekë në muaj? Pensionist është edhe babai yt. Se ky ka edhe një fabrikë birre. Pra, babai i iniciatorit që hartoi letrën, që nuk ia çoi atë Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe as Bashkisë së Kavajës, Bashkisë së Kamzës, apo Bashkisë së Vorës, por vetëm Erion Veliajt, çuditërisht merr një rrogë mujore sa një pensionist në 10 vjet. Dhe haptas ka konflikt interesi. Kjo është shumë e rëndë”, tha ajo.

Pra, është mëse e qartë që Alqi Bllako nuk u fut në listën e sigurtë të deputetëve socialistë as se dikur ka qenë me PD-në (foto poshte), as se u bë anëtar kryesie i LSI-së, as se për disa kohë pati grua mbesën e Lefter Kokës dhe as se punoi për disa muaj me Metën në presidencë.

Alqi Bllako i inceneratorëve dhe listat e PD-së – Nova Media Albania.

Ai në rastin më të mirë, ose u shpërblye si njeiu që në zyrat e shtetit punoi për inceneratorët, ose më keq akoma, u mbrojt me imunitet për një aferë që një ditë do të hetohet seriozisht patjetër.

Dhe kjo shpjegon edhe faktin se përse ai u rendit i 17 duke qëndruar në hierarkinë e vlerave socialiste më lart se tre ish ministra të rëndësishëm të Ramës. Asgjë nuk është e rastësishme. Madje as Erion Veliaj nuk e pyet kot për përkujdesjen që tregon në rritjen e kalamajve, kandidatin që duket se ka menduar jo pak për atë që do t’u lërë fëmijëve të tij.

©Lapsi.al

21 Comments

  1. Doni me per Belulin mer ju qifsha familjet ju te Ripjerdhjes , po kaq kazma jeni mer qe akoma doni Ripjerdhjen e dhjere.

  2. Me mire qe e kane vene ne vend te sigurte, koken do hane. Ky duket qe eshte ne kategorine e Uriah Hipeve, ne familje me lal fikun. Ram rrumpallen kane babe te gjithe keta.

  3. Në këmbim të parave, Bardhi ka sponsorizuar profilin e tij në vende të largëta ku synon të marrë sa më shumë like.

    Ajo që të bën përshtypje është fakti se mjaft kinezë, tajlandezë dhe indianë kanë dhënë “like” në fotografitë e tij.Dy kambere dil se po te presin dy dylbere te byrektores se pd

  4. Te 3 inceneratoret del emri i alqi bllakos. Por i ka dhene partnerit te zotos edhe 15 milione euro per pastrimin e porto romanos dhe nga keto para u pagua edhe lefter koma direkt. Njeriu i parave te psita. Po te kthehej ky bashkepunetor i drejtesise atehere Rama me Ahmetaj, Koken dhe Veliajn do perfundojne te 7 penxheret

  5. Kur beni pasdi ne SPAK cojini dhe nje kopje Ambasades Amerikane, te pakten per transparence, te marrin vesh, pavaresine e SPAKUT qe leviz vetem me urdhen nga zyrat e Rilindjes.

  6. Myslim Murrizi ujku i Lushnjes,pasi ju mesua bytha me rehatin e karriges se deputetit,dhe si mori dhe nje dore lekesh nga Ramuti ,eshte leshuar si qeni Llaz Dengos per te blere vota ne qarkun e Fierit ,keto jane 100% te sigurta.

  7. E ndoqa emisionin Opinion të Fevziut, ku znj. Kryemadhi ne dokumenta të shumta bëri denoncimin e aferës korruptive të inceneratorëve.
    Ishte një emision skandaloz.
    Fevtiu kishte thirrur mikun e ti Lorenc Vangjelin, që e mban veten si këshilltar i afërm i Edi Ramës e njëfarë Plarent Ndreca ish tv ministër i arsimit që u detyrua të japë dorheqjen pasi ju zbulua plagjiatura në doktoratë, e që kohët e fundit është treguar shumë aktiv në televizionet shqiptare për të bërë “avikatin e djallit”, avokaturën e aferave korruptive të kësaj qeverie.
    Ashtu si Bllaka, edhe ky është shpërblyer nga Rama duke u futur në listën e kandidatëve për deputetë në PS.
    Të dy sëbashku me Fevziun, bënë çfarë ishte e mundur që ta çorodisnin Monikën për ta penguar që ajo të paraqiste dokumentat që kishte sjellë me vete.
    Pasi ja arritën në një farë mënyre ta realizonin këtë porosi, në fund po talleshin se Monika kot kritikon këtë qeveri se ajo paska bërë kaq shumë ……shkresa ??????.
    “Shkresat” përmmbanin pikërisht abuzimet e dukëshme korruptive të disa ministrave të Ramës e Veliajt, si dhe të këtij Bllakut që përmendet këtu.
    Me thënë të drejtën, përshtypja që më la kjo lojë e ndyrë mediatike me Monikën, dukshëm e porositur nga dikush, përveç keqardhjes për dhunës verbale ndaj saj, më krijoi edhe një përshtypje jo fort të mirë për kërë zonjë
    Zonja kryemadhi duke parë që ato të tre , dukshëm se kishin misionin për ta zhvlerësuar demoncimin e saj, duhet të mblidhte dokumentat e t’ju thoshte:
    “Këto dokumenta unë i kam dërguar në SPAK e këtu nuk i solla që të bëni ju këto karagjozllëqe por që ti dëgjojë publiku. Nëse ju nuk doni të dëgjoni, atëhere mund ti paraqesë në media të tjera.”
    Më keq akoma nga ky emision i dështuar, ajo që më bëri përshtypje ishte se në asnjë media nuk pashë të komentohej kjo mgjarje, e bën shumë mirë , ndonëse me vonesë, që Lapsi po e sjell pjesërisht për lexuesit.

  8. Nuk e di se si Lapsi ka mundur ti beje balle joshjeve dhe ofertave, por deri tani ka qendruar duke u

    bere zeri i interesit publik . Bravo Lapsi.

  9. I paemër
    29/03/2021 te 16:29

    Kushton 0.1 $ per Like në ato vende ndersa ne Shqiperi 0.23 per Like. Po kursen Gazi s’ka lek si Alqi qe po e kapa nje dite do ja qi motren!

  10. Votoni kunder PS. ATA DUHET TE KUPTOJNE SE PUSHTETI NUK ESHTE GJITHMON I TYRE DHE SE NJE DITE EDHE ATA DO TE KONTROLLOHEN.

  11. Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës. 13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës, por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Dhe konkludon duke iu drejtuar ambasadores amerikane: Votoj më mirë Tom Doshin se Fatmir Mediun!Filluan metoden e vjeter shpellkaret byrektoret cecenet sigurimsat guerilasit skifteret e laqit duke shpifur njelloj si krye shpifsi salih karaxhic berisha,vazhdoni masturbohuni të byrektorja e pd ne katin e dyte të lulzime salih BBasha

    1. Po si nuk e kupton se bëhesh i neveritshëm që shkruan përditë po të njejtat idiotësira o i përdhunuari në shpellat e Karaburunit, nga kolegët tëndë trafikantë droge ?
      Sikur të ka nxjerrë dymetroshi nga prapanicat se edhe ai në 5-6 orë fjalime që mban çdo ditë nëpër televizione, përmend paturpësisht me qindra herë lapsusin e Bashës për shumëzimin apo që e ka përsëritur me mijra herë që “Luli fle”, kur të gjithë e shohin se pikërisht se qindra mijë shqiptarë që përcjellin Bashën në takimet e tij në gjithë Shqipërinë, ulërijnë njëzëri “RAMA IK”, dhe kjo e ka bërë të gjorin paturexhi që jo vetëm të mos ta zejë gjumi, por edhe të vesh poturet se mos i zbresin në këpucë mender me thënë…………………

  12. Nuk do bohet ky ven me evgjitervampirabythqirakelyshesigurimsash bratkobracebllatko
    bratajmajko, te qifsha halete komunistehajdute fshatare serbe.

  13. Pa gomere nuk behen para, ne kte kendveshtrim, ,,,,,,, pa ndergjegjesimin e gomereve, llogjet do vazhdojne me teper se 30 vjet,…..dhe agroturizmi do zhvillohet pa mase ne albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu