• |
ide | kryesore

Juventus mendon ta nxjerrë në merkato, Dybala i trondit: do shkojë në skadencë

-Instant, Sport



Paulo Dybala tani është në Continassa, duke u stërvitur të kthehet në fushë shumë shpejt. Me shumë mundësi do ta bëjë në derbin kundër Torinos. Një armë më shumë për Andrea Pirlo që dëshiron, në njëfarë mënyre, t’i japë kthesë këtij fundi kampionati. E, pas zhgënjimit në Champions, Paulo mund të japë kontributin e tij thelbësor. Vetëm se ka një problem që shqetëson më shumë se dëmtimi argjentinasin: kontrata e tij. Dybala mendon për fushën, por edhe për pjesën tjetër. Atij nuk i pëlqen ftohtësia e klubit dhe pothuajse me siguri do të zgjedhë të shkojë në skadencë.

Sidoqoftë, gjithçka është komplekse për t’u deshifruar. Fjalët e Nedved nuk I kanë bërë aspak mirë. U kuptua që argjentinasi mund të hidhet në merkato për të bërë para.

Por Dybala nuk ka oferta konkrete dhe nuk i ka pasur kurrë, pikërisht sepse ai gjithmonë ka menduar për Juven dhe vetëm për Juven. Drejtuesit e Juventusit do të bëjnë si gjithmonë. Do të flasin me emrat e mëdhenj në Evropë dhe pastaj do të lëvizin. Nga Parisi në Madrid, duke kaluar nëpër Londër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *