• |
ide | kryesore

Nisin homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino

-Instant, Arkiva

Në nder të politikanit socialist Bashkim Fino, kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve, të organizuara nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.

Homazhet nisën rreth orës 12:00, deri në 16:00. Mes personazheve politike që mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Fill pas tyre, rreth orës 12: 24, homazheve iu bashkua dhe presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Edmond Panariti. Mësohet se kryeministri Edi Rama pritet që t’ju bashkohet homazheve në orën 13:00 dhe më pas kryetari i PD-së, Lulzim Basha.


Lexo më shumë: Homazhet për Finon/ Balla: Partia Socialiste humbi një njeri dhe mik të veçantë

Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

“Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 12:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

2 Comments

  1. Nuk e kuptoj perse shteti duhet te vihet ne nderim te nje batakciu hajdut. Ky dhe sera e tij na sollen ne kete derexhe!

  2. Ata që ju thonë të mos vaksinoheni, se kjo përbën rrezik për jetën tuaj, në fakt ju konsiderojnë thjesht si vota.Byrektore shpellkare cecene te gjitha moshave kane dite qe bejne thirrje per mos vaksinim me urdher nga lidershipi i pd dhe vete lulzime salih BBasha,dhe sot te sheshi skenderbej u thonin të moshoarve mos e beni vaksinen,rrace me te Qelbur nuk ka bota se keta shpellkare te salihut qe vete ky kriminel ka lene vendin per tu kuruar ne austri,juve ju thote perhapni sa me shume virusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu