• |
ide | kryesore

Paguan rrogat e janarit dhe këstin e parë për Hakimin: Suning sistemon llogaritë

-Instant, Sport



Lajm i mirë për llogaritë e Inter. Në orët e ardhshme, Interi do të zgjidhë çështjen e pagave dhe do ti paguajë Real Madrid këstin e parë prej 10 milion eurosh për Hakimin. Lëvizje e rëndësishme për Suning, që me zhbllokimin e transferimeve nga Nanjing do të largojnë çdo problem me UEFA-n. Përveç kësaj, mund të kthehet së shpejti në Milano edhe Steven Zhang.

Në detaje, të martën, lojtarët duhet të marrin pagën e muajit janar, ndërsa deri më 31 mars klubi zikaltër do të mbajë fjalën e dhënë Realit për çështjen Hakimi, duke zgjidhur një situatë që ditët e fundit po bëhej me të vërtetë torturuese.

Pagesat që konfirmojnë angazhimin e Suning të paktën deri në fund të sezonit, me synimin për të arritur të paktën një objektiv të rëndësishëm për të tërhequr vëmendjen e disa investitorëve që mund ti japin frymë arkave të klubit dhe të hyjnë tek Inter si aksioner të pakicës. Alternativë mbetet gjithnjë mundësia e shitjes së aksioneve të shumicës, por vetëm me një ofertë prej të paktën një miliard euro. Në pritje të përcaktojë të ardhmen e aksioneve të klubit, Suning pastron llogaritë për të shmangur çdo ndërhyrje nga Nyon dhe për të garantuar pjesëmarrjen në Kupat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *