• |
ide | kryesore

Pas Kumbullës, edhe dy të tjerë largohen nga Kombëtarja: kuqezinjtë mbërrijnë në San Marino

-Instant, F1, Sport



Sikur të mos mjaftonte mungesa e rëndësishme e Marash Kumbullës, për të cilin tashmë është konfirmuar sezoni i përfunduar për shkak të dëmtimit në gju, edhe dy lojtarë të tjerë janë larguar nga grumbullimi, ndërsa një tjetër është në dyshim. Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë. Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rekuperohet për ndeshjen.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime shkrythëse, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë. Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *