• |
ide | kryesore

Përcillet për në banesën e fundit Bashkim Fino

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit është përcjellë për në banesën e fundit. Trupi ish kryeministrit Bashkim Fino do të prehet në varrezat e Sharrës. Në nderim të deputeti Bashkim Fino, u mbajtën homazhe nga ora 11:00 deri në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve. Në homazhe morën pjesë përfaqësues të partive të ndryshme politike, ndërsa e pranishme ishte edhe ambasadorja amserikane Yuri Kim.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.



6 Comments

    1. Nje pazar i qe as shqip nuk dinte mire. Njesoj me Saliun qe dhe Gramozin qe e ndjekshin nga mbrapa megjithe kte komentuesin pa adn qe e quan politikan klasi. Dhe nje puro bythe dhe te ike te krimbat i pangopuri

  1. Se pari ngushellime familjes, per ta ishte njeri i dashur.
    Si politikan ishte medioker, si tregetar ishte i zoti.
    Pse nuk harojne te theksojne se vdiq nga Covid. Ai ishte me leucemi te avancuar, kishte bere edhe transplant palce ne Itali kohet e fundit. Pra ishte nje i semure terminal, i pa shprese per sherim. C’hyn ketu Covid? Edhe po te mos ishte infektuar, do te rronte dy tri jave me shume. Po ku e mori xhanem, ai as dilte, as bente fushate, as shkonte ne pazar.
    Te krijohet pershtypja se perpara ketij Covid – it askush nuk vdiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *