• |
ide | kryesore

Rama në shtëpinë e Arjan Salajt, i jep familjarëve vendimin për “Dëshmor të Atdheut”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama shkoi sot pranë familjarëve të 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes zjarrit duke shpëtuar shumë punonjës të tjerë.

Rama i dorëzoi vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, teksa babai dhe vëllai kanë shpërthyer në lot.

Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, teksa siguroi për mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën.

Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta është pa çmim dhe nuk kthehet, por sidoqoftë është detyra jonë ta nderojmë dhe ta vlerësojmë dhe vendosëm ta shpallim ‘Dëshmor të Atdheut’. Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim”, deklaroi Rama, teksa duke i udrejtuar prindërve të Arjanit shtoi se “trim e ka bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”.



6 Comments

  1. Qe nje kryeminister te shkoke poshte e perpjete neper vakira, kjo eshte komplet hipokrizi. Por qe te shperndaje dekorata, te firmosura nga nje minister, e te tregoje sa do perfitoje familja e te ndjerit etj., kjo eshte skandaloze. Sepse eshte tregues i shtazerise partiake ne kohe zgjedhjes dhe i nje shteti inekzistent. Dje kritikonin presidentin qe leshonte dekorata si ti donte qefi. Sot, e leshojne vete, kur ende organet.kompetente nuk kane perfunduar hetimin mbi cka ndodhi. I ndjeri u prefte ne paqe, por nuk eshte ne dinjitetin e nje shteti te veproje ne kete menyre si te babezitur.

    1. Mentor,
      veri pak mente ne pune!
      Presidenti u jep dekorata atyre qe i sherdejne bizneseve dhe partise se tij, ndersa k/ministri dekoroi (ndoshta per here te pare) nje qytetar fare te thjeshte por mbi te gjitha njeri qe sakrifikoi jeten e tij per te shpetuar jeten e te tjereve.

  2. As dekoratat e as shperblim i sado I vogel sic tha k.min.nuk e kthejne djalin 32 vjecar. Nese prinderit ngushellohen me nje dekorate ju lumte per qetsi e e gjakftohtesine. Prokuroria duhet te hetoje e denoje pergjegjesit. Po na iken rinia kot po qajne nenat me lot te hidhur. Gerdeci, inceneratoret, policia qe nuk sheh ku qellon, zjarret qe djegin e zjarrfikse qe nuk kane paisje. Kemi gazlotsjelles por nuk kemi antizjarr. Mbi toke te gjithe gjejne vendin e vet, por keta te rinj qe nuk jetojne me?? Zot, mos me vere ne prove se nuk e di si do te reagoje.

  3. As dekoratat e as shperblim i sado I vogel sic tha k.min.nuk e kthejne djalin 32 vjecar. Nese prinderit ngushellohen me nje dekorate ju lumte per qetsi e e gjakftohtesine. Prokuroria duhet te hetoje e denoje pergjegjesit. Po na iken rinia kot po qajne nenat me lot te hidhur. Gerdeci, inceneratoret, policia qe nuk sheh ku qellon, zjarret qe djegin e zjarrfikse qe nuk kane paisje. Kemi gazlotsjelles por nuk kemi antizjarr. Mbi toke te gjithe gjejne vendin e vet, por keta te rinj qe nuk jetojne me?? Zot, mos me vere ne prove se nuk e di si do te reagoje.

  4. Kryeministri duhet te jepte llogari pse zjerrfiksit s’kishin mjete dhe jo te shperndante dekorata. Sikurse duhet te jape llogari pse s’kishte mjete ne kohen e termetit, pse s’kishte ilace e vaksina per pandemine etj etj. Jo te beje show e propagande elektorale si ne restin e Klodian Rashes ku nderkohe qe ai vente gjoja per ngushellim, policia perpiqej te fshihte gjurmet e krimit. Sot e kesaj dite nuk ka nje te denuar per ate vrasje dhe asnje dhenie llogarie pse ndodhi, si u perzgjodh ky polic (kusheri i ministrit te brendshem) dhe pse policia manipulonte provat. Ketij kryeministri i ka dale boja njesoj si pallateve qe leu kur ishte kryebashkiak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *