• |
ide | kryesore

Video/ Ujkani nuk e kuptoi çfarë ndodhi: asist i Ibrahimovic bën xhiron e internetit

-Instant, Sport, Video



Nuk erdhi ende firma e Zlatan Ibrahimovic në tabelën e golashënuesve, në fitoren e Suedisë 0-3 në Kosovë, por është sikur të ishte. Sepse Ibra shkëlqen edhe në kombëtare. Pasi dha një asist (spektakolar) në ndeshjen me Gjeorgjinë, Zlatan u rikonfirmua. Sulmuesi suedez ka magjepsur me një perlë të vërtetë për golin e 1-0 të Augustinsson: një asist me takë që e bëri Ujkanin të kapsalliste sytë.

Dy assist në tre golat e Suedisë, një prej të cilëve habiti Ujkanin për mënyrën e realizimit, por që ajo goditje me takë është aq zakonshme për Ibran: “I kam thënë atyre, unë nuk kam, nevojë të shënoj gola, e bëra timen. Ndihmova shokët e skuadrës të shënojnë, kështu që mund ti afrohen rekordit tim,” ka thënë lojtari i Milan për mediat suedeze, duke aluduar për statusin e tij si shënuesi më i mirë në historinë e nordikëve me 62 gola.

Dy ndeshje pas rikthimit të tij në ekipin kombëtar, pas tërheqjes 5 vjet më parë, Ibrahimovic është shprehur se ndihet “shumë më mirë” dhe më i lidhur me shokët e skuadrës. “Sa më tepër ditë kaloj, aq më mirë i njoh, Brenda dhe jashtë fushës. Ndeshja me Kosovën shkoi mirë në përgjithësi, jo vetëm për mua e Isak,” tha shtatlarti duke iu referuar shokut të tij të sulmit. Duke e krahasuar me ndeshjen e parë, fitorja 1-0 kundër Gjeorgjisë, ‘Ibra’ e ka konsideruar një “performancë të mirë”, me skuadrën më solide dhe të aftë të krijonte më shumë raste për gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *