• |
ide | kryesore

Vijojnë hetimet në Wuhan, OBSH paralajmëron publikimin e raportit mbi origjinën e COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Të gjitha hipotezat në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri do të publikohen të martën nga drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lajmin se gjetjet e hetimit të bërë nga një ekip i OBSH-së në Wuhan do të bëhen të ditura nesër e bëri të ditur kreu i agjencisë në një konferencë për mediat ditën e sotme nga Gjeneva.

Tedros tha se OBSH ka marrë gjatë fundjavës raportin e plotë të misionit mbi origjinën e virusit SARS-Cov-2 nga ekipi që vizitoi Wuhan-in në fillim të këtij viti dhe se raport u dërgua në vendet anëtare.

Ai tha se dy agjencitë e lajmeve që kanë raportuar detaje rreth këtij misioni, kanë në dorë vetëm një draft të raportit, dhe ajo atë përfundimtarin. Po ashtu, kreu i OBSH-së theksoi se raporti nuk është ende publik dhe do të ketë një njoftim të martën me vendet anëtare në lidhje me të.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi: “Të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe kërkojnë studime të plota dhe të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *