• |
ide | kryesore

Basha në Patos, gruaja: Me duket sikur më ka ardhur djali

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar në Patos nëna shqiptare që kanë fëmijët në emigracion. Ato i kanë shpjeguar dhimbjen dhe mallin që kanë për ta, teksa njëra prej tyre i ka thënë Bashës se kur ka ardhur në Patos i është dukur sikur i ka ardhur djali i saj. Basha ështëp rekur nga fjalët e nënës, duke i premtuar se do të bëjë gjithçka që djemtë e bijat enënave mos kenë largimin nga Shqipëria si rruga e vetme për mbijetesë.


Për Bashën, emigracioni është plaga më e madhe që po vuan sot Shqipëria.


QYTETARJA: Tani që ke ardhur më duket sikur më ka ardhur djali

LULZIM BASHA: Më prek shumë me këtë që më the. Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare.

Emigracion ka dhe do ketë, madje ne kemi luftuar që njerëzit të lëvizin të lirë. Por atni Shqipëria po zbrazet, këtu nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën. Çfarë kërkon rinia? Arsimin, punësim, dhe mundësi të ndërtojnë familje.

Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar.

5 Comments

  1. Ooo pike e zeze. E ndoqa ne tv.
    Nena tha: – Nje djale e kam ne Angli, nje ne Gjermani dhe vajzen ne Itali.
    Koqja Basha: Kur te behem kryeminister do ti sjell femijet te punojne ketu.
    Epo keshtu nje mut do maresh.

  2. Po bohet ene ky si lali Eri. Kane fillu me dashte shume katnaret njilloj si lali fikun. Ndersa ai i gjati, diku tjeter po premtonte se ujin e pijshem qe nuk e solli Saliu per tete vjet dhe per kete iku, do e sillte ky se kishte fillu me e vu punen ne vije. Te gjithe i fillojne fjalite me DO TE… ky i gjati edhe mo keq se Basha hajt mo, ne opozite keto 8 vite, por kur fillon ky i gjati DO TE… te vjen ta marresh televizorin e ta perplasesh per mur me shpresen qe po i thyen ndonje bri. Pa le kur kmashtruesi vesh ndonje pale qillota, apo ndonje pelerine te zeze me astar te kuq si Konti Drakula, atehere edhe mo idioti e kupton se ai vetem qenje njerzore nuk osht. Ikni mer pisa. E keqja pas 25 prillit osht se Lulka e Monka do marrin shume mandate e do bojne me ne te njojten gjo si ky palla i gjate. Por ka ene nji te mire, ky palla i gjate me disa shoke do perfunojne ne shpi pa qera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu