• |
ide | kryesore

Basha pritet me entuziazëm në Roskovec: Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, më prill realizojmë premtimin e madh (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet elektorale, kësaj radhe në Roskovec ku është pritur nga dhjetëra qytetarë. Basha i ka siguruar banoërt e Roskovecit se nuk i ka harruar padrejtësitë ndaj tyre e sakrificën e dhimbjet e tyre.

Ai tha se më 25 prill do të realizojë premtimin e madh për t’ia rikthyer sovranitetin banorëve të Roskovecit e gjithë shqiptarëve. ‘’Ndryshimi po vjen, ndryshimi ka ardhur, do jetë realitet. 25 prilli i bashkon gjithë shqiptarët.

Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, padrejtësinë ndaj jush. Të gjithë bashkë, fermerët e fermerë të Rroskovecit, të bëjmë realitet premtimin e madh që e nisëm këtë betejë, për t’iua rikthyer sovranitetin banorëve të kësaj toke fisnike.

Më 25 prill e tutje Roskovecin do e keni ju në dorë. Shqipërinë do e kenë shqiptarët. Më 25 prill bashkohemi për ndryshim, Roskoveci fiton, Shqipëria fiton. Zoti i bekoftë shqiptarët. ‘’- tha Basha.



4 Comments

  1. Entuziazmi dhe deshira e madhe per ndryshim qe vihet re kudo ne fytyrat e njerzve ne Shqiperi

    ka rrezik qe ta vene ne gjume opziten ndaj rrezikut real dhe te provuar tashme te blerjes se votave

    nga ana e rilindjes. Eshte e sigurte qe ajo po punon nen rrogoz me te gjitha mjetet,me te gjitha menyrat

    prandaj vemendja kryesore duhet te jete ndaj ketij problemi se sa te binde qytetaret, sepse qytetaret

    ne shumicen e tyre e di se cfare mynzyre i pret edhe nen nje mandat tjeter i rilindjes.

  2. Luli e pa roskoveci me rrug me uje me drita keto i kabere psja jo pdja per 22 vite e la shqiprin sa po kish dal nga lufta e dyt botrore.

  3. Deri me 25 prill mos jetoni se pastaj ju fillon jeta e re .
    Vetem me zgjidhni mua Bashen dhe une do te bej njelloj sic kam bere me perpara.
    Do vjedh dhe do fle rehat fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *