• |
ide | kryesore

Basha: Pse kam vendosur të mos u përgjigjem më talljeve të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama thumboi nga Lezha kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit ndodhej në Roskovec të Fierit. Por Basha tha se deri më 25 prill nuk ka për t’u marrë me kryeministrin Rama dhe batutat apo komentet e tij duke shtuar se jo se nuk di t’i përgjigjet, por s’ka për të harxhuar kohën e qytetarëve.

“Ka nisur një fushatë ku vetëm shan nga mëngjesi deri në darkë. Unë nuk do t’i përgjigjem dhe dua që askush prej jush mos të ketë asnjë dyshim pse nuk i përgjigjem. Jo se nuk di t’i përgjigjem, po sepse nuk dua të harxhoj më kohën tuaj. Nuk dua të harxhoj më kohën e këtij populli me një politikë boshe që ka 8 vite që vjedh, mashtron dhe kur vjen dita për t’u larguar përpiqet të largojë mendjet e njerëzve nga dështimet e tij duke sulmuar kundërshtarin politik. Unë nuk do t’i përgjigjem!

Çdo sekondë timen deri më 25 prill, nuk kam më punë me të. Ai është e shkuara. Unë kam vetëm me ju. Kam punë me njerëzit e këtij vendi, me hallet tuaja, me dëshirat tuaja, me planet tuaja, me ëndrrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Dalin e teprojnë për një njeri të përgjegjshme, për një politikan të përgjegjshëm dalin e teprojnë hallet e shqiptarëve për t’u marrë nga mëngjesi deri në darkë e s’kam nevojë të merrem më me të e s’dua të merrem me të. Dhe kjo është ftesa që kam nga gjithsecili prej jush. Ky është fundi i tranzicionit!” – tha Basha.



3 Comments

  1. Osht bo si Shanon Qosja gamorin Surrelit,kur nuk I thojshin o hunderr filter ne rruge e bertiste ho me pse nuk me shani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *