• |
ide | kryesore

Basha takon naftëtarët e Ballshit: Sa herë shikoni kryeministra me veshje të çuditshme, kuptojeni që fshihet një vjedhje (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Fier e Mallakastër. Ai u takua me naftëtarët dhe përveç marrjes së pagesave theksoi se kjo pasuri që po shpërdorohet, duhet t’u kthehet shqiptarëve. Kreu i PD deklaroi se gjithë pasuritë, nafta, kromi, mineralet, bregdeti, të gjitha ato që prodhojnë punësim, kanë përfunduar në një grusht njerëzish.

Basha tha se sa herë që qytetarët të shohin kryeministra me veshje të çuditshme apo që thonë shprehje që nuk ua kishte marrë mendja, duhet të kuptojnë se pas saj fshihet një grabitje që iu bëhet. Ai premtoi tjetër qasje ndaj politikës.

“Që ta kthejmë zhvillimin ekonomik siç do ta kthejmë së pari duhet t’i japim fund paradoksit dhe që politika të jetë një mision në shërbim të njerëzve jo një shfaqje për t’u grabitur dhe për t’u pasuruar në kurriz të njerëzve.

Sa herë të shikoni njerëz, drejtues, kryeministra që bëjnë shfaqje me fjalë të mëdha, me vehsje të çuditshme, me britma, me shprehje që s’ua kishte marrë mendja se do t’i dëgjonit nga një politikan kuptojeni që pas asaj shfaqjeje fshihet një tjetër grabitje, fshihet një vjedhje e madhe që iu bëhet shqiptarëve, iu bëhet xhepave tuaj, i bëhet buxhetit të shqiptarëve, i bëhet naftës së fermerit shqiptar, i bëhet studentëve, mjekëve. Sa herë të dëgjoni daullet e teatrit dhe të spektaklit zhurmëmadh kuptojeni që pas asaj shfaqjeje fshihet vjedhja dhe grabitja e radhës. Ndaj nga unë keni të drejtën të prisni dhe të kërkoni dhe do të keni një tjetër lloj qasjeje ndaj politikës. Jo një politikë zhurmëmadhe, jo një politikë me shumë fjalë, jo një politikë që nuk iu lë rehat dhe ju streson nga mëngjesi deri në darkë, por një politikë që i zgjidh problemet tuaja pa teatër, pa zhurmë, por me drejtësi, përgjegjësi dhe mbi të gjitha me dhembshuri”, deklaroi kreu i PD.
Ai iu bëri thirrje naftëtarëve të bëhen bashkë dhe të dalin masivisht të votojnë.



3 Comments

  1. Ky eshte kar me burr.
    Po Bankersat kush i solli ne Shqiperi? Po ate kontrate skandaloze kush e firmosi?
    Po Ballshin kush e privatizoi? Kush e la ne meshire te fatit, pasi shiti naften gjendje neper depozita?

    Berisha, Ruli, Taci i dine pergjigjet. Edhe Luli i di, po bo sikur si di.

  2. Ke harru investitorin e fundit serioz “amerikan”, Besnikun e Tajvanit (jo te Rame:)) qe i ka lene 2 vjet pa rroga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *