• |
ide | kryesore

Berat/ Arrestohen për drogë dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

-Instant, Lajme, Të fundit

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Beratit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për drogë. Nga policia njoftohet se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre. Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu