KëngëtarjaLady Gaga ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 35-të.
Mes urimeve dhe dhuratave të shumta nga miqtë dhe kolegët,Gaga ka zbuluar dhe dhuratën nga partneri i saj Michael Polansky.Përmes rrjetit të saj social,Instagram, këngëtarja ka postuar një foto me një buqetë të madhe me lule.“Kur i dashuri të sjellë lule në Romë për ditëlindjen. Të dua zemër, mezi po pres të jem në shtëpi me qentë tanë dhe ty. Kjo është e gjitha që kam nevojë”,ka shkruar Lady.Aktualisht ajo ndodet në Itali ku po xhiron filmin ‘House of Gucci’.
