• |
ide | kryesore

Ditën e sotme do të miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të vendoset përfundimisht se si do të jetë fleta e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për 12 qarqet e Shqipërisë. KQZ ka prezantuar 4 variante të fletës së votimit, e për këtë ka hapur një sondazh në rrjetet sociale ku ka kërkuar mendimin e qytetarëve se cila iu duket më e përshtatshme.

Ky vendim erdhi pasi Kolegji Zgjedhor dha fjalën e fundit, e cila rrëzoi Partinë Demokratike, duke detyruar koalicionin e demokratëve me Aleancën për Ndryshim që të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë.

 



1 Comment

  1. Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës. 13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës, por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Dhe konkludon duke iu drejtuar ambasadores amerikane: Votoj më mirë Tom Doshin se Fatmir Mediun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *