• |
ide | kryesore

Hysaj zbulon idenë e Rejas për një skemë të re: “Anglinë e kemi harruar”

-Instant, F1, Sport, Video



Pas një humbje si ajo me Anglinë e pas dy performancave nën ton radhazi, pavarësisht se një prej tyre me fitore (kundër Andorras), Shqipëria ka shansin më të mirë për tu vënë në ndjekje të kundërshtarëve, kur përballë të ketë San Marinon. Elseid Hysaj, kapiteni i kuqezinjve, ka saktësuar në konferencën për shtyp se tashmë janë të përqendruar për rezulatin, duke harruar Tre Luanët: “Humbja ndaj Anglisë nuk na bëri shumë përshtypje në anën e moralit, sepse e dinim që ishte një kundërshtar shumë i vështirë. Jemi gati për këtë ndeshje, e kemi harruar humbjen. Me San Marinon dhe Andorrën janë dy ndeshjet më të rëndësishme, me Anglinë donim një mrekulli. Do jetë një ndeshej si ndaj Andorrës, janë një ekip që rri në mbrojtje shumë”.

Hysaj ka zbuluar gjithashtu se tekniku Edy Reja ka ndër mend një tjetër mënyrë loje, që sic duket entuziazmon mbrojtësin e Napolit: “Kemi provuar disa tentativa, për të gjetur më shumë hapësira për ndeshjen me San Marinon. Unë do jem gjithmonë i njëjti lojtar. Është një modul, që trajneri e përdor. Mund të jetë më shumë sulmues sesa mbrojtës. Nëse luaj aty, mund të bëj shumë mirë dhe shpresoj t’ia dalim”.

Hysaj do të jetë kapiten, duke qenë se në portë do të jetë Strakosha dhe Berisha do të ulet në pankinë: “Është bukur të jesh kapiten, por që në momentin që merr ftesën, e quan veten kapiten, pasi Kombëtarja është diçka e rëndësishme. Andorra dhe San Marino janë ndeshjet që nuk duhet të lëmë pikë. Për ta bërë ndeshjen më të lehtë, duhet të jemi më të kujdesshëm se me Anglinë. Janë ndeshje që në letër duken të lehta, por nuk është ashtu. Duhet të krijojmë mundësi për të ecur përpara. Luajmë vetëm për 3 pikët ndaj San Marinos. Kemi një skuadër shumë të mirë me një trajner të shkëlqyer”, tha Hysaj.

https://www.youtube.com/watch?v=ZntCjwIIVLc



1 Comment

  1. Kur ben pyetjet ky pyetsori, pyetjet nuk deghjohen dhe kur Reja justifikohet e flet italisht – normal, ajo qe eshte anormal eshte se ne nuk kemi degjuar pyetjet! Skuthllik provincialesh! Derra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *