• |
ide | kryesore

Kreu i LDK: Si mu përgjigj Kurti kur e pyeta nëse do sillet edhe ai si ne me Vjosën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se çfarë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin që kishte me të dhe Vjosa Osmanin. Abdixhiku thotë se e ka pyetur Kurtin se a do të sillet edhe ai njëlloj si LDK-ja me konstruktivitet në të ardhmen.

“Në takimin e parë që e kam pasur më zotin Kurtin dhe zonjën Osmani, një gjë e kam kërku prej Kurtit. A do të silleni edhe ju në të ardhmen siç po sillemi ne? A do të merrni pjesë nëpër seanca?

A garantoni që në të ardhmen të këtë një precedent të konstruktivitetit edhe pse shumica me pas vendos, siç e thotë kushtetuta. Kushtetuta thotë që presidenti të zgjidhet me 61 vota. Do ta bëni edhe ju nesër këtë kur ne të fitojmë?

Mora një gjysmë-zotimi, sepse as aq s’janë në gjendje të bëjnë. Por kjo nuk më jep arsye të sillem në mënyrë destruktive siç sillen të tjerët. Po të silleshim në atë mënyrë ne do të kishim gaz lotsjellës në seancë. Këtë kapitull e kemi mbyllur, kur kemi bërë koalicion me ta”, – thotë Abdixhiku në Rtv Dukagjini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *