• |
ide | kryesore

Lewandowski trondit Bayern Mynih: humb sfidën e dyfishtë me Psg

-Instant, Sport



Polonia e kishte të qartë se nuk do ta kishte Robert Lewandowskin në ndeshjen kundër Anglisë, pas dëmtimit të sulmuesit në ndeshjen me Andorran. Por tani gjërat kanë rezultuar keq edhe për Bayern Mynih. Ekipi kampion i Europës duhet të heqë dorë nga Lewandowski për rreth një muaj. Kontrollet kanë evidentuar një ndrydhje të ligamentit në gjurin e djathtë, gjë që do të bëjë që polaku të humbasë sfidën e dyfishtë të Ligës së Kampionëve me PSG-në.

Qendërsulmuesi ishte larguar nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, por në fillim askush nuk kishte hipotezuar një problem kaq serioz. Sipas kanaleve zyrtare të Bayern Munich, Lewandowski do të duhet të qëndrojë jashtë për rreth katër javë për të përfunduar shërimin e tij. Një ndalesë e gjatë që sigurisht do ta detyrojë atë të kapërcejë sfidën e dyfishtë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Mbappé & Co. të planifikuar për të mërkurën 7 prill në Gjermani dhe të martën 13 prill në Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *