• |
ide | kryesore

Lirimi i Kanalit të Suezit/ Si u lëviz nga vendi anija gjigande që e bllokoi (FOTO)

-Instant, Arkiva, Planet



Trafiku ka rifilluar në Kanalin e Suezit në Egjipt pasi një anije e bllokuar e ngarkuar me kontenierë që e bllokoi atë për gati një javë u çlirua përfundimisht nga ekipet e shpëtimit.

Anijet rimorkiatore u binin sirenave për të festuar ndërkohë që anija 400 metra e gjatë Ever Given u zhvendos të hënën me ndihmën e dragave.

Qindra anije ishin në pritje për të kaluar përmes kanalit që lidh Mesdheun me Detin e Kuq.

Ajo është një nga rrugët më të ngarkuara në botë të tregtisë. Peter Berdoëski, CEO i kompanisë holandeze të shpëtimit Boskalis, tha se Ever Given ishte future sërish në lundrim në orën 15:05 hënën, “duke bërë të mundur kalimin përmes Kanalit të Suezit. përsëri “.

Zyrtarët egjiptianë thonë se ngarkesa e anijeve që duhet të kalojnë do të përfundojë për rreth tre ditë, por ekspertët besojnë se efekti goditës në transportin global mund të kërkojë javë ose madje muaj për t’u zgjidhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *