• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë një person te Ura e Dajlanit, arrestohet 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar me iniciale E.SH. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se në nëntor të vitit të kaluar, ka goditur me thikë një tjetër person me iniciale A.K. Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Durrësit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje.  Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër  dhe dy drejtues mjetesh.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”. Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *