• |
ide | kryesore

Shiriti i kapitenit i hedhur nga Ronaldo shkon për bamirësi: do paguajë kurat e një fëmije 6 muajsh

-Instant, Sport



Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në fushë të shtunën e kaluar në Beograd, në protestë kundër mos akordimit të golit të tij në minutën e fundit të kualifikueses së Botërorit Serbi-Portugal, do të shitet në një ankand bamirësie. Të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur kurat jashtëzakonisht të shtrenjtë që i duhen një foshnje gjashtë muajshe të sëmurë rëndë. Shiriti, siç raportohet nga agjencia Tanjug, është marrë nga një prej përgjegjësve të shërbimit të rendit në stadiumin Rajko Mitic, i cili që ka vendosur ta dhurojë për bamirësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *