• |
ide | kryesore

S’ka vendim për fletën e votimit, pritet zgjedhja e variantit përfundimtar nga Celibashi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



 

Shtyhet për nesër vendimi për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, Ilirjan Celibashi paraqiti tre variante, por palët u ndanë për kompetencat, por edhe faktin që prisnin nga kryekomisioneri vetëm një variant, që më pas ta kalonin ose ta rrëzonin.

Për këtë arsye, Celibashi u tërhoq për të risjellë një tjetër propozim. Mbledhja e radhës do të zhvillohet nesër.  PD kërkon që në fletën e votimit të jenë të gjithë emrat e kandidatëve, ndërsa këtij propozimi i është qasur edhe PS-së pas “presionit” të vetëve duke u tërhequr nga varianti i numrave.

Diskutimet në mbledhjen e Komisionit Rregullator

Ilirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.

Eridjan Salianji, PS: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.

Helga Vukaj, anëtare e Rregullatorit (e propozuar nga PD): Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar. Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.

Iv Kaso, PD: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Muharrem Çakaj, anëtar i Rregullatorit (propozuar nga LSI): PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

Ervin Salianji, PS: Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.

Helga Vukaj: Celibashi është kosheint dhe i vetëdijshëm se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë.

Ilirjan Celibashi: Unë e kam shprehur çështjen e kompetencës. E kam sjellë ta shqyrtojë Rregullatori. Le të marrim kohë sic tha përfaqësuesi i PD, ta saktësoj unë aktin, do ta risjell më një propozim konkret se si e konsideroj unë fletën e votimit, pastaj ju vazhdoni me debatin nëse e keni ose jo kompentencë. E tërheq këtë akt me tre variante, dhe jua sjell me një.

Ilirjan Celibashi: E tërheq aktin, do jua sjell sërish me një propozim të vetëm konkret se si duhet të jetë fleta e votimit. Jua paraqis jo më vonë se 24 orë nga ky moment.

Kryetarja e Rregullatorit, Nano: Ta shtyjmë mbledhjen, sepse nuk kemi cfarë të miratojmë kur komisioneri u tërhoq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *