• |
ide | kryesore

Socialistë dhe progresistë/ Ruci hap FB, Xhafaj në Insta, Majko vesh një Hoodie

-Instant, Arkiva, Pikante



Me renditjen që i bëri Edi Rama në listat e kandidatëve, të vjetrit e Partisë Socialiste nuk e kanë më luksin të qëndrojnë në pozitat e të privilegjuarve dhe të shohin se si të tjerët mundohen të mbledhin vota për ta në fushatë. Prandaj, duke shtrënguar dhëmbët, secili prej tyre i është futur punës për të mbetur në treg edhe pas 25 Prillit. Dhe për të qenë më afër elektoratit, disave i është dashur të shkundin pluhurin e viteve dhe të ndryshojnë stil. Nuk ka se si të mos bjerë në sy fakti që Gramoz Ruçi ka fapur një profil në Facebook në vitin 2021. Ruçi kishte rezistuar deri vonë pa Facebook, por tani që është i 10 në Fier çdo votë për të është e mirë.

Fatmir Xhafaj ka shkuar më tej dhe ka hapur një llogari në Instagram, ku përveç fotove shkëlqen edhe numri 23, si një renditje gati e pashpresë në listë.

Interesant ka qenë edhe Pandeli Majko këto ditë që ka lënë në dollap xhaketat e vjetra dhe mund ta shohësh rrugëve të Tiranës me një hoodie, teksa buzëqesh bashkë me të rinjtë dhe të rejat e njësisë nr.5.

Edi Rama vendosi që të rendisë në limitet e listës së kandidatëve figurat e vjetra të Partisë Socialiste apo deputetë dhe ministra të cilëve iu kishte dhënë pushtet gjatë 8 viteve të fundit. Në këtë mënyrë, fati i tij në 25 Prill është i lidhur pazgjidhshmërisht më atë të ekipit, ku asnjë lojtari nuk i lejohet të bëjë lojë të dyfishtë.



3 Comments

  1. Nese keta nuk arrijne te hyjne ne parlament pasi kane 30 vjet qe nuk shkulen qe aty, atehere

    kjo eshte nje sinjal i realizimit te profecive per fundin e botes.

  2. Ate qe nuk po e ben populli per t’i fshire keto mbetje te fosilizume, po e ben edi rama. Ne kete aspekt eshte per t’u pergezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *