• |
ide | kryesore

“Sot shkojmë në 100 mijë vaksinime në total”/ Rama: Mund të vaksinojmë edhe 30 mijë persona në ditë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë qenë të pranishëm në qytetin e Laçit, ku ka vijuar vaksinimi masiv i të moshuarve. Manastirliu është shprehur se ditën e sotme pritet që numri i të vaksinuarve në total që nga fillimi të shkojë në 100 mijë vetë.

Ndërkohë Rama ka thënë se tani me sigurimin e vaksinave pritet që të bëhen edhe 30 mijë vaksinime në ditë.


“Tani që kemi siguruar sasisë, Mund të shkojmë edhe në 30 mijë në ditë. Shumë më shpejt se sa kishim parashikuar mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim pjesën vunerabël. Pjesa tjetër na jep edhe më shumë kohë për të vaksinuar”, u shpreh kryeministri.

4 Comments

  1. Po mor tuaf.Me vaksinen kineze!!Te shohim sa te efekshme do jene!!!Ne Kine akoma po e testojne.Dhe ketit si behet vone vec te arrije rezultate e planit te tij dhe te partise!!!!

  2. Qeveri me e korruptume , inegzistente dhe e deshtuar nuk ka ne planet . Konfiskim dhe arrestim klanit ndragheta !!!!!!!!!!!

  3. Kur thote do te arrijme mbi 500 mije te vaksinuar e ka fjalen vetem per nje vaksine apo edhe te dyten. D.m.th i bie qe te kete sjellje 1 miljon vaksina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu