• |
ide | kryesore

Suning konfirmon impenjimin me Inter: “Nuk do të mungojë kurrë suporti financiar”

-Instant, Sport



“Pronarët e Interit kanë përsëritur se ata do të vazhdojnë t’i garantojnë Klubit se nuk do ti mungojë asnjëherë mbështetja financiare”. Kjo është ajo që shoqëria zikaltër shpjegon në një komunikatë në përfundim të këshillit, që u zhvillua paraditen e sotme. “Bordi i Drejtorëve miratoi situatën e konsoliduar ekonomike gjashtëmujore për periudhën 1 korrik – 31 dhjetor 2020, e cila tregon se Grupi ka fiksuar një humbje prej 62.7 milion euro, krahasuar me një humbje prej 32.7 milion euro të marrë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar fiskal”, vijon teksti.

“Humbjet – përfundoi komunikata e Interit – rezultuan të përmbajtura, duke marrë parasysh pandeminë globale, dhe kanë ardhur kryesisht për shkak të zerimit të të ardhurave nga stadiumi, krahasuar me shifrën e semestrit të njëjtë të vitit të kaluar, për shkak të zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura në shtëpi këtë sezon. Rritja e shumës së pagave për personelin e regjistruar gjithashtu ndikoi në humbjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *