• |
ide | kryesore

“Titulli është i mundshëm”: I diplomuari në menaxhim beson edhe për të ardhmen edhe pse “nuk vendos vetëm unë”

-Instant, Sport



Fikayo Tomorit iu desh fare pak kohë për të fituar Milanin. E sigurtë në të tashmen, për të ardhmen (ai është në huazim nga Chelsea me një të drejtë blerje të fiksuar në 28 milionë) mbrojtësi anglez është më pak i ekuilibruar: “Unë jam i lumtur këtu, kënaqem. Por nuk dua të mendoj për të ardhmen, edhe sepse nuk jam vetëm unë që vendos”. Qendërmbrojtësi kthehet të flaës edhe për kampionatin aktual e garën titull: “Distanca nga Interi është e madhe por ne e dimë që mund të bëjmë diçka të veçantë, nuk shoh përse nuk duhet të besojmë tek titulli deri në fund”.

Tomori për Gazzetta dello Sport thotë se ndihet shumë mirë në Milano edhe pse “logjikisht më mungojnë prindërit dhe miqtë, të cilët janë në Angli”. Ide të qarta për modelet që duhen ndjekur: “Terry, Ramos, Van Dijk dhe Cannavaro. Sa më shpejt të jetë e mundur unë dua të bëhem ndër më të mirët në botë në rolin tim”.

Në këtë kuptim, ekziston një burim i shkëlqyer frymëzimi në Milanello: “Të kesh Maldinin në krye të zonës teknike është si të kesh Messin drejtor sportive për një sulmues. Ajo që dëshiron të bësh, është ti bësh përshtypje çdo ditë”.

Më në fund, një kuriozitet për rrugën personale të jetës, Tomori së shpejti do të marrë një diplomë në Menaxhimin e Biznesit: “Një gjë që më pëlqen, mendova se do të përdorja sa më mirë izolimin, për të shpejtuar studimet e mia”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *