• |
ide | kryesore

Vaksinat për fushatë/ Ku gënjen Rama në spotin elektoral

Arkiva, Kryesore, Lajme



Që Edi Rama po i përdor vaksinat për fushatë , kjo është një e vërtetë që nuk ka nevojë për koment. Dhe deri diku, ashtu sikurse shumë liderë të tjerë në botë, në një farë mënyre është në të drejtën e vet ta bëjë një gjë të tillë. Por ama jo duke e kthyer në një propagandë mashtruese që i krijon qytetarëve mirazhe të rreme.

Po të shikosh spotin elektoral të PS-së ku njeriu, “që dikur mburrej se po vaksionoheni ngaqë më keni mua kryeministër”, thotë me zërin e tij se, siguruam vaksina kundër të gjitha parashikimeve, aty jepet një tablo që nuk qëndron, as shkencërisht, as praktikisht. 

Edi Rama thotë me zërin e tij: “Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë”. Dhe më pas ai shpjegon se çdo të thotë kjo. Ai tregon një vend që këtë verë do të jetë i hapur për turistët e huaj, ku nuk do të ketë kufizime për baret dhe restorantet dhe as orar policor.

Por kthimin në jetëm e mëparshme që këtë verë, ashtu sikurse reklamohet në spotin e fushatës së PS, nuk e konfirmon asnjë studim shkencor. Edhe nëse rilindja e arrin objektivin e saj maksimal, për 500 mijë të vaksinuar deri në këtë periudhe, kjo do të jetë e pamjaftueshme për kthimin në normalitet.  

Për shembull në SHBA, Qendra e Kontrollit të Sëmundjve  (CDE) ka nxjerrë një udhëzues të qartë për përkujdesjen që duhet të tregojnë edhe ata që janë vaksinuar me të dy dozat, Parimi bazë është: “ndonëse je vaksinuar nuk mund të heqësh dorë nga të gjitha masat mbrojtëse”.

Ndonëse njerëzit e vaksinuar me Pffizer, apo Moderna (që mungon deri më tani në Shqipëri) e arrijnë imunitetin e tyre dy javë pas dozës së dytë dhe ata me Astra Zeneca 12 javë pas të parës (për vaksinat kineze nuk ka ende studim) ata mund të sillen si më parë vetëm me të ngjashmit që janë gjithashtu të vaksinuar. Pra edhe nëse dikush i ka marrë dy dozat ai sipas shkenctarëve nuk mund të qëndrojë pa maskë dhe në largësi më të vogël se 1.80 cm nga personat e tjerë. Gjithashtu udhëzimi është që duhen evituar turmat e mëdha dhe sipërfaqet e mbyllura.

Pra a ka ngjashmëri kjo që thonë shkenctarët me atë që predikon Rama në spotin elektoral? Pyetja nuk ka nevojë për përgjigje. Por ama për përgjigje ka nevojë një dilemë tjetër: A do kërkojë Shqipëria test PCR për turistët ashtu sikurse kanë vendosur të gjitha vendet mesdhetare nga Kroacia në Greqi? Dhe a do të doje një turist i huaj të paguaj edhe testin për të bërë pushime të lira në Shqipëri?

Kuptohet qartë se si kthimi në jetën normale këtë verë po ashtu edhe turizmi si më parë janë një mision i pamundur nëse duam të sillemi si një shtet serioz. Por me sa duket Rama po luan me këtë shpresë, jo se kështu do ndodhi në korrik, por se kjo i duhet për 25 prillin.

©Lapsi.al 



16 Comments

  1. Po qa mereni me kryemashtruesin , krye hajdutin, krye mafjozin, kry drogmenin, krye legenin, ky palaqo eshte krye mafjozi me i madh qe ka njoft Ballkani, njeriu me mashtrues ne bote, mos u merni me kete monster aman se na qat barkun.

    1. Artikull vertet i mire. Nese keni gjetur qe Edi Rama genjen me ze e figure atehere kallzojeni penalisht, ose SPAK mund ta hetoje kryesisht. Per mashtrim dhe perhapje te te dhenave te rreme ne publik. Si dhe shperdorim detyre. Fare e thjeshte.

  2. O lapsi po kur dhe ku ska mashtruar Ramuti,ai ka tete vite ,nga pese fjale qe thote dhjete i ka genjeshtra ,e per c’far mirreni me nje prezaq.

  3. SHBA parashikon perfundimin e vaksinimit te popullsise para se te filloje vera dhe kthimin ne normalitet ne vitin e ardhshem. Km (shkurtim i fjales kryemashtrues) pretendon qe me vaksinimin me vetem nje doze te 20% te popullsise, ta ktheje vendin ne normalitet para se kete mbaruar vaksinimi ne SHBA. Kulmi pastaj eshte se kjo do arrihet me nje vaksine te pacertifikuar kineze te prodhuar ne Turqi dhe qe diskutohet se ka vete 50% efektivitet. E vetmja menyre qe ka per te fituar zgjedhjet, eshte covidizimi i pjeses dermuese te popullsise dhe vaksinimi i atyre 10 vetave qe i shkojne pas.

  4. Rama tallet dhe luan me frikën e pasigurinë e popullatës.
    Vaksina kineze është kritikuar për mungesën e transparencës dhe nuk dihet realisht efikasiteti i saj. Rezultatet e këtij vaksinimi me këtë lloj vaksine praktikisht do mësohet minimalisht mbas muajit Qershor, kur të kenë përfunduar dozat e dyta dhe zgjedhjet elektorale, e përsëri nuk dihet nëse do kemi arritur imunitetin e tufës.

    Duke qenë se Rlindja e ka keqmenaxhuar pandeminë prej fillimit, (me shtetrrethimet e pallogjikshme me blinda dhe mitraloze nga Facebooku liderit, mungesa e testimeve masive, abuzimet dhe korrupsionet me PPP e tenderat e maskave dhe kiteve mjeksore, me vonesat e protokollove e në angazhimet e mjekeve të familjeve, oraret policore që nuk kanë asnjë efiktivitet, fshehjen e të infektuarëve dhe viktimave, mbylljet e bizneseve dhe peripecitë e shpenzimet e kripura që kanë patur familjet me anëtarë të infektuar me covid) ngelet për tu parë sesa do jetë në gjëndje propaganda të zbehë realitetitn e ti gënjejë me një vaksinë Kineze të prodhuar në Turqi me patogjen të ngordhur nga Brazili por të miratuar e kontrolluar nga komiteti i ekspertëve partiak dhe akademisë së gjinushit …

    Gjithsesi njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin vetë nëse duan të vaksinohen ose jo me vaksinën kineze, u duhen treguar të gjitha të mirat dhe këqijat e saj e në fund të zgjedhin. E ta lejnë propagandën boshe, jo vetëm vaksinat por çdo gjë elektorale ka po aq efekt në votime sa kanë patur rrugët elektorale, pra 0.
    Duhet ti hapin qëndrat shëndetësore, pensionistat nuk kanë pse shkojne në qendër të sheshit dhe të krijojnë rrëmujë e të rrezikojnë infektimin duke pritur në rradhë.

  5. 1997, 1998,Gerdeci , 21 janari , Remzi, Haklaj ,Azem,Trebicka, 250 miljon Euro te rruges se kombit etj. thotë:

    Gazetaret e ketij portali ja te gjithe koqe si bosat e e tyre . Ti hani kaken Rames . Ai ne 26 Prill eshte perseri kryeminister.

    1. Pa dikutim qe me 26 prill do jete kryeminister. Jo vetem me 26prill po deri sa te konstituohet parlamenti i ri. Pastaj do kandidoje per kryeminister ne Reç. Aty ka shume shance te zgjidhet. Ti i ores 13:35 me siguri do shkosh si sekretar i tij per t’i ulur ngarkesen. Kur te mos mund ta perballoje ai ngarkesen, e zevendeson ti

      1. Doni te vini ne pushtet qe te sillni Gedecin dhe 21 janarin e dyte thotë:

        Me hengesh koqen e m… ti i paemer( i pafytyre) ketu larte

        1. Paske kthyer pergjigje eeee? E ca te te hame ty? Ti je nje cope m.. i teri ose e tera sepse je femer. Por te kthehemi tek ceshtja. Nese Saliu dhe te tijte kishin probleme me Gerdecin, nuk iu dolen tere 8 vite per te grumbulluar provat dhe per ta derguar Saliun e kedo tjeter ne gjyq? Saliu kur ishte ne pushtet, beri sikur i denoi vrasesit e 2 prillit (apo ata nuk ishin njerez?) Te pakten kete e beri. Po edhe ne 2005 i burgosi disa nga banditet e 97, bandite te cilet po lirohen nje nga nje nga (pa)drejtesia e re. Pastaj ju doni qe nepermjet Edit ose Edvinit (arsyen se pse ka nderruar emer gjeje vete goce), ju doni te ktheni idhullin tuaj Enverin. Kesi lloj race jeni ju kelyshat e kuq. Goce, a te mbaroi turni se pune te mire ke gjetur. Neser ndoshta te merr edhe ai legeni, Basha ne pune se tipat si puna yte i duhen politikaneve.

  6. Eshte gje e mire qe tek Lapsi.al ka shumellojshmeri mendimesh. 🙂

    Por disa fakte duam/s’duam jane te verteta.

    1. Udheheqesi yne i momentit, dihet qe eshte mashtrues. E ka ves. Nuk ndreqet dot!
    2. Vaksina e Maos, eshte komplet black-box.

    klm

  7. Edhe ai qe e shpiku vaksinen nuk ben kaq propagande per te. Fushata ka dy “arritje” per keto 8 vjet: thesi me vaksina Kineze i dhuruar nga Dubai urgjent per fushate dhe spitalin stalle dhurate me urgjence nga Erdogani po per fushate:)

    Jo gjume, jo llafe, pune jo shaka:)

    Ramazan, ik se dole bole dhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *