• |
ide | kryesore

Video/ “Ekografia nuk tregoi gjë, por ai tha se ka dhimbje”: Reja shton misterin për Kamberin, ndërsa ka një ide për sulmin

-Instant, F1, Sport, Video



“Më vjen keq që qarkullojnë lajme të tilla. Nuk ka një çështje Kamberi në Kombëtare. I është nënshtruar analizave të ekografisë, nuk kishte gjë aty, por lojtari ka thënë se ndjente dhimbje. Nuk mund ta aktivizonim ndaj Anglisë, pasi kishte dhimbje. Lojtari është këtu me ne dhe do të kthehet te klubi, pasi nuk është në gjendje të luajë”. Edoardo Reja e ka hapur kështu konferencën për shtyp, duke tentuar të sqarojë tymnajën e ngritur mbi Florian Kamberin, edhe pse tashmë misteri vetëm është shtuar.

Tekniku i Kombëtares në vigjilje të ndeshjes me San Marinon, e treta për kualifikueset e Katar 2022, ka folur për një ndeshje që nuk duhet nënvleftësuar: “San Marino është një skuadër e organizuar, nuk i nënvlerësojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë mendoj se kemi shumë zgjidhje dhe mund t’iu them se në fushë do të futen lojtarët që janë më në formë. Modulin do e vendosim duke u bazuar te lojtarët”.

Pikërisht për formacionin, ndryshimet do të nisin që nga porta. E kuptuar kjo nga prezenca e Elseid Hysajt në konferencën për shtyp si kapiten, gjë që do të thoshte se Berisha do të ulet në pankinë: “Strakosha do të jetë në portë nesër. Për portën kam dy lojtarë të shkëlqyer dhe në formë, të bëjnë të vështirë zgjedhjen” – vlerësoi Reja duke u spostuar tek sulmi -. “Kam 4 lojtarë për sulmin dhe sigurisht them që do zgjedh ata që janë më në formë. Do i shikoj në stërvitje dhe do marr një vendim. Në ndeshje të tilla, ndonjëherë edhe lojtarët që vijnë nga stoli bëjnë shumë mirë, por e them edhe njëherë që do luajë kush është më në formë”.

Reja nuk shqetësohet nga humbja me Anglinë, as nga fakti që Hungaria e Polonia duken më lart: “Kemi rënë në një grup shumë të vështirë, por jemi një skuadër që po rritemi dhe mund të bëjmë mirë. E kemi treguar që jemi rritur, duhet ta tregojmë ndaj Anglisë, Polonisë dhe Hungarisë, por është eksperiencë që do na vlejë për të ardhmen” përfundoi italiani i kombëtares.

https://www.youtube.com/watch?v=ZntCjwIIVLc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *