• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë bën trajneri i Kosovës: Challandes detyron gazetarin e AS të thotë ‘Kosovë’

-Instant, Sport, Video



Nuk e njohin si shtet e kërkojnë të imponohen duke e detyruar Kosovën të luajë kundër tyre pa himnin e flamurin kombëtar. Spanja vazhdon të mbajë një qendrim agresiv ndaj Kosovës dhe ka dashur të vazhdojë në këtë frymë edhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Dardanët, për kualifikueset e botërorit. “Ne nuk mund te jemi të lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është se do luajmë kundër Spanjës dhe duhet të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.

Vetëm se tentativa e gazetarit të “AS”, Ruben Ares ka marrë injorimin e Challandes, deri sa e bëri gazetarin ti përmendë emrin Kosovës. Pyetja e Ares, pa përmendur emrin e Kosovës, sikur ndeshja të luhej kundër një skuadre anonime e ka bërë Challandes të heshtë, të mos flasë asnjë fjalë, deri kur gazetari u detyrua të thotë emrin e Kosovës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *