• |
ide | kryesore

Video/ Vendet e Ulëta shënojnë 15 gola, Ronaldo shpëton Portugalinë: Turqia ndalet nga e fundit e grupit

-Instant, F1, Sport, Video



Belgjika mposht Biellorusinë: me Lukaku në pankinë, përfundon 8-0 për kombëtaren e Martinez: gola të Batshuayi, Vanaken, Trossard (dygolësha për ta), Doku, Praet e Benteke. I përgjigjet Hollanda me 7 gola në portën e Gjibraltar, ndërsa Portugalia kalon 3-1 në Luksemburg, me Cristiano Ronaldon që përmbysi avantazhin e vendasve. Perisic është protagonist në 3-0 e Kroacisë ndaj Maltës, ashtu si Calhanoglu për Turqinë. Skuadra e Senol Gunes pasi fitoi kundër dy skuadrave më të forta të grupit, ndalet në 3-3 nga Letonia.

Portugezët e nisën fushatën e tyre pas golit të pabesueshëm që i anulluan në minutën e 93 kundër Serbisë. Vetëm se gjërat u komplikuan edhe këtë herë me avantazhin e Luksemburgut falë Rodrigues. Luzitanët kthehen në lojë me Diogo Jota, goli i tretë në dy ndeshje për sulmuesin, por ishte Cristiano Ronaldo që përmbysi rezultatin, duke i dhënë fund thatësirës me kombëtaren që zgjaste prej 415 minutash. Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Serbia fiton në transfertë me Azerbaixhanin e Gianni de Biasit, duke qendruar me 7 pikë në krah të Portugalisë në krye të grupit.




Belgjika është e stuhishme në shtëpi dhe ajo që e pëson është Bjellorusia. Pa Lukakun Djajtë e Kuq nuk ndalen para portës kundërshtare me tetë gola të shënuar nga gjashtë lojtarë të ndryshëm. Asist edhe për Adnan Januzajn për golin e fundit që mbylli ndeshjet makth për bjellorusët. Uellsit i mjafton një asist i Bale e goli i James 8 minuta nga fundi, për të mundur Republikën Ceke, duke lejuar Belgjikën të shkëputet në krye me 7 pikë, tre përpara cekëve. Fitorja e parë në Grupin E për britanikët, që futen në lojë për kualifikimin.








Në Grupin G, Hollanda i përgjigjet goleadës së Belgjikës me shtatë gola në portën e Gjibraltarit, për të harruar edhe humbjen me Turqinë. Tulipanët marrin fitoren e dytë dhe kërcëojnë skuadra e Gunes. Pas Turqisë në fakt tani është një radhë me tre skuadra vetëm një distancë larg, pas ndalesës së papritur të turqve në shtëpi kundër Letonisë. Pas mundi më të fortët e grupit, Turqia ndalon në 3-3 përballë vendit të fundit. Gjashtë pikë edhe për Norvegjinë që kalon 0-1 në Mal të Zi, sërisht pa gjurmë të Haaland, i zëvendësuar në minutën e 80.







Kroacia bashkëkryeson me Rusinë me 6 pikë në Grupin H, pas fitores 3-0 ndaj Maltës. Fiton Qipro, që i shkakton një humbje të papritur Sllovenisë, ndërsa Sllovakia nuk lejon shkëputjen e rusëve, duke i mundur në shtëpi 2-1.



WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP A
Azerbaijan 1 – 2 Serbia
Luxembourg 1 – 3 Portugal
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP E
Belgium 8 – 0 Belarus
Wales 1 – 0 Czech Republic
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP G
Gibraltar 0 – 7 Netherlands
Montenegro 0 – 1 Norway
Turkey 3 – 3 Latvia
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP H
Cyprus 1 – 0 Slovenia
Croatia 3 – 0 Malta
Slovakia 2 – 1 Russia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *