• |
ide | kryesore

Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Edi Rama është angazhuar prej ditësh në rolin e një shtetari serioz, të merakosur për shëndetin e militantëve të opozitës që tubohen në rrugë dhe sheshe kundër tij. Ai nuk po lë rast pa anatemuar “mizerabilitetin” e një fushate “me makina, bori, zhurmë e turmë që bëjnë përshesh në çdo shesh”, duke u munduar të nënvizojë se ajo është produkt i njerëzve “pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”.

Në pamje të parë qëndrimi i Edi Ramës do të duhej të ishte qëndrimi i çdo politikani të denjë për të mbajtur këtë emër, në një periudhë pandemie vrastare për të gjithë.

Unë vetë, personalisht, do të isha më pranë kësaj qasjeje dhe nuk do ti shkoja nga pas, asnjë politikani apo kryetari partie që vendos ambicien e tij mbi shëndetin e njerëzve, mbi rrezikun që mund ti kanosej jetës sime dhe dëmin që unë mund ti shkaktoj të tjerëve.

Pra thënë këtë, duke qenë plotësisht i bindur se opozita po sillet gabim me tubimet masive që shpërfillin kujdesin për jetën, këto ditë jam rekur të kuptoj se ç’janë këta njerëz të gatshëm të sfidojnë dhe vdekjen, vetëm për tu përballur me regjimin e rilindjes?

A janë thjeshtë ata militantë, aq të verbër, sa dalin aty me urdhërat e Lulzim Bashës, pa përfillur shëndetin e tyre? A janë ata të indoktrinuar deri në atë pikë, sa të mos çajnë kokën për dëmet që u shkaktojnë gjyshërve, prindërve apo qoftë edhe fëmijëve të tyre?

Jo, natyrisht që jo.

Në këtë betejë me regjimin që sfidon edhe pandeminë ka diçka që shkon përtej.

Të gjithë ata që po akuzohen se përbuzin rregullat e një komiteti qesharak ekspertësh e kanë një motiv. Të gjithë ata që dynden në sheshe, pa ruajtur distancat dhe pa vendosur maskat, i shtyn diçka më e madhe.

Ata e kanë kuptuar se beteja me një autokrat, që i predikon se, po rashë unë, do të vdisni edhe ju, është më e rëndësishme se ajo me një virus kalimtar. Ata e kanë ndjerë në lëkurën e tyre hipokrizinë e këtij pushteti, që kur ishte puna për “akte barbare”, si shembja e teatrit, as i ra në mendje për distancimin social. Atë e kanë nuhatur cinizmin therës ndaj qytetarëve që marrin gjoba për mosmbajtje maske, ndërkohë që dyndjet në qëndrat tregtare kalojnë pa u parë nga sytë e shtetit.

Pra, historia është e thjeshtë. Ka shumë njerëz që sot mendojnë se është më mirë të sfidosh vdekjen duke u përballur me Ramën, sesa të mbijetosh duke vegjetuar nën thundrën e një regjimi që të do të gjallë, për të të rrjepur gjithçka.

Eshtë pikërisht kjo shtysë që i bën njerëzit të dalin në rrugë, pa përfillur pandeminë. Asgjë tjetër, as kostumi i hekurosur apo flokët e xhelosura të Lulzim Bashës, nuk do ta kishin kurrë këtë fuqi. Ata që rrinë ngjitur e ngjiitur dhe pa maska në mitingje, nuk janë aty vetëm prej thirrjes së partisë dhe organizimit të grup seksioneve të saj. Ata po e sfidojnë pandeminë me logjikën e dëshpëruar të atij që është gati të zgjedhjë një fund të tmershëm, përpara një tmerri pa fund.

Pikërisht këtë ka kuptuar dhe Edi Rama që e ka shndërruar fushatën e tij në një refren malkimesh për ‘mizerabilitetin” e atyre që manifestojnë kundër tij. Pasi nuk është e lehtë të pranosh, se gjatë viteve të pushtetit, ke arritur të ngresh në këmbë një masë, e cila është e gatshme të luajë me jetën për ti mbyllur llogatritë me ty. Pikërisht ky është edhe makthi i Ramës. Klithmat e tij, nuk janë ato të shtetarit serioz që kujdeset për respektimin e rregullave, ato janë simptomat e ankthit të një autokrati që po ndërgjegjësohet për atë me të cilën e ka rrethuar veten.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Shume e sakte z. Bushati. Kjo eshte nje nder arritjet me te medha te Rames. Njerezit urrejne me shume Ramen se sa kane frike nga pandemia. Kjo ia kalon edhe bashkimit te PDIU dhe PBDNJ nen nje sigel.

    1. Ti me shoket e Tu e Keni Qué Pd ne ket gjendje Qe eshte sote me broqkulla te tilla thotë:

      Hajde shkrime hajde ket shkrime duket si ta kishte shkrue Saliu por per Pak harrova se nje lloje Jeni te Dy komunista po Qetsove o Andi dhe Mose e merr kaqe me vrape… Se pse ti ke nje mentalitet komplet komunist ti flet veq per vdekje permbysje urrejtje shembje rregjime e Ku di une… A di sa te veshtire e ka Pd pra Berisha dhe Basha te mbledhin 300-400 militant qe nuk besone Tek virus per Qdo qytete po deshet me dite ti fare.. Prandaj e Keni Qué aty Ku eshte PD dhe Bashen… Duke i then broqkulla te tilla se njerzit e urren Edi Ramen dhe ju duhet te dilni nga palamentit dhe te Lini instututisjonet dhe ta permbysni Ramen me dhune … Sa njerze mblodhet ne shesh Kure ishin protestat???? Te njetit njerze Jane ata qe kane qen ne shesh ather tani dalin dhe presin Bashen ne vendet tjera.. Prandaj ju Jeni duke e shkatrrute komplet Pd me genjeshtare te tilla por ti nuke je vetem se ke shume shoke me veti qe Jeni Nje lloje te korruptume si politkanet.

      1. rilinsave i shqetesojne me shume takimet e Bashes ne ambjente te hapura dhe nuk ua vret syrin qe prej nje viti pandemi lokalet, tregjet, fasonerite, callcenterat, qendrat tregtare dhe urbanet jane tejngjeshura. Dalin e flasin per llogjike dhe etike duke dhene mend per rreziqet e virusit.

      2. Nuk ja ke fare, ama fare, fare idenë e shkrimit të gjuhës shqipe,, pra je një gjysëm analfabet, e ke paturpësinë që të bësh analizë politike.
        Kur ti nuk ke mësuar dot rregullat elementare të drjtëshkrimit të shqipes, si mund të meresh për të komentuar ligjet demokratike të një shteti.
        Rama para do kohësh deklaroi publikisht se unë jam gomar.
        Nëse ti e sheh me adhurim gomarin, i bie që të jesh kërrriç.

  2. Ky eshte nje nder artikuj me te mire qe kemi lexuar jo vetem tek lapsi.
    Bushati ka kap thelbin e asaj cfare po ndodh. Thika ka shkuar aq thelle ne palcen shqiptareve
    nga ky regjim sa te marrin ne sy rrezikun nga virusi per tu perballur me Ramen. Kjo qe po
    ndodh eshte nje mrekulli, se jo cdo rezistence eshte shuar sic kujton KM-ja dhe nje trgues
    i qarte se kur popullit i serviret vetem propogande atehere ajo kthehet ne te kunderten e saj.

    1. Thika u ka shkuar aq thelle shqiptareve, sa nuk durojne me te vije Basha apo Berisha e Meta ne pushtet.
      Me ritmet qe po i infekton Basha militantet e vet, do te kete disa qindra vota me pak me 25 prill.
      Sepse nuk do te jene ne gjendje te votojne.
      Shikoni Mark Markun ne Lezhe. E hangri.
      I urojme sherim te shpejte dhe inshalla ngrihet dhe voton per veten e tij.

  3. Vetemohimi,trimeria,sypatrembja perpara rreziqeve jane disa nga karakteristikat themelore te cdo revolucionari shembullor.Mos u tutni kur Rama perpiqet te tallet me personalitetet e nderuera qy perfaqsojn opozitn .

    1. Epo te kesh simpati per Ramen dhe te quash inteligjente batutat e tij, ose je je i pashkolle ose je gomar. Sot ne Shkoder me cfare ka shtypi, ka bere dy gafa. E para duke i thene nje bizbesmeni qe te marre punetore bangladeshas gje qe tregon se politika e tij mbeshtetet ne shpopullimin e Shqiperise dhe e dyta qe nxori gishtin e mesit disa te rinjve. Ky eshte nje gjest qe mund te behet vetem nga ata qe nuk kane asnje vlere. Rama e di se eshte i humbur dhe tani do qe te pakten te hakmerret ndaj atyre qe e neverisin.

  4. E drejtë Bushat, për pjesën dërrmuese të popullatës ka shkuar atje ku nuk mban më, dhe këtë gjëndje të rënduar prej vitesh nga rilindja e përkeqësoi akoma më shumë keqmenaxhimi i pandemisë.

    Po si mund ti marrin seriozisht pëllitjet e Ramës kur ndërkohë ndëshkohen me gjobë nëse kapen pa maskë jashtë ambjenteve të bareve e qëndrave tregtare, si dhe u ndalohet levizja mbas orës 8 të mbrëmjes e mund të bësh çtë duash pjesën tjetër të ditës.

    Rama bashkë me sektin e ithtarëve kanë humbur çfarëdolloj kredibiliteti dhe besueshmërie.

  5. Ore dakort hajt te mblidhemi dhe ta heqim Ramen sepse na shkuar ne palc dhimbja e parase,por ke do te veme.?
    Basha me brilantine ngjan si Dylqinja e Tobozes dhe si te thuash bie nga kaka ne mut,.Ku ishe ,asgjekundi.
    Cdo 8 vjet kjo semundje i kap shqiptaret,por ka nje goxha ndryshim.
    Eshte ndertuar sa nuk krahasohen me asnje lider partie gjer tani dhe makiavelizmi i Rames dhe Veli fikut ze vend.
    Krahasuar me tramvajet dhe kartat e studentit te Bashes dhe gomarlleqet qe akoma flet shoh se rotacioni i Rames do te sjelle nje ngerc te madh politik.
    Asgje nuk duhet marre serozisht dhe mjere militantet dhe ata qe mbushin sheshet sepse
    Basha dhe Berisha e kane treguar qe ne fund bejne mareveshje.
    Boll qe te marrin pushtetin se pastaj do behet njelloj ndoshta edhe me keq.
    Pse heq dore Familja Berisha dhe Meta koqemadhi nga hajduteria dhe banditizmi.
    Shkoni dhe tek cadra dhe kendoni hymin kombetar se Basha i mori 12 milion dollare dhe ndertoi 4 vila lluksoze.
    Ju duheni si mish per top dhe pastaj do harroheni nga kjo jete sic jane harruar edhe te tjeret.
    Ruani vehten se gjene e keqe asgje nuk e gjen.

    1. Fale veprave te shokut lider Edi eshte e mundur te marresh avionin ne aeroportin e Gjirokastres dhe te zbresesh ne aeroportin e Lezhes per vetem 15 minuta. Sabotatoret shpifin per PPP dhe kullat e gjelberta te Tiranes. Liderit tone i hajne duart dite e nate per pune sa nuk i del koha as te pushoje ne bunkerin modest te Surrelit.

  6. Ky është artikull kryevepër. Këtë artikull duhet ta ruajë dikush për muzeum, aq kryevepër e kryeveprave është.

    Të transformosh një turmë të gënjyer që dalin për interesa të tyre, aq pak që jane dhe që duke dalur nuk rrezikojnë vetëm veten dhe gjysherit e tyre, por të gjithë prindërit tanë, ti transformosh këta nga kriminelë në heronj, kjo është e paparë. Kjo kërkon një spërdredhje biblike të dalësh me këtë teori dhe ta hedhësh në publik. Është me të vërtetë impresionuese në budallekun e vet.

  7. Duket qe nga titulli qe ky i ka thone llogjikes ik pirdhu.

    Perla 1:
    Opozita po ben gabim qe po mbledh njerezit, POR nevoja per tu perballur me regjimin e ben nje mbledhje te tille te domsdoshme.

    Perla 2:
    Nipi Hyses qe si ka thone njeri puna mbare flet per nje “Komision qesharak expertesh”

    Perla 3:
    Njerezit rrinë ngjitur e ngjiitur dhe pa maska në mitingje. Ata po e sfidojnë pandeminë sepse jane te deshperuar dhe jane gati të zgjedhjin një fund të tmershëm, përpara një tmerri pa fund.

    Perla 4:
    Kur Rama thote qe mitingjet e PD po kthehen ne vatra Covidi, ai se ben kete nga pozitat e nje shtetari serioz, por se eshte nje autokrat i tmerruar dhe ne makth.

    I moth, i moth. Te qifsha universitetin Kristal.

  8. deputet i PD-së nga Fieri, është i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe droge. Prova rrethanore e lidhin Olldashin dhe Fatmir Kajollin në Fier me Ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në një skemë për lirimin e të burgosurve nga burgu për të shërbyer si gangsterë zgjedhorë.

    Lulzim Basha: Sipas një burimi nga Partia Socialiste, Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale.O bushat ben mire dhe ti te maresh pjese ne barging e dasmoreve të lulzime salih BBasha,je i lire mor mos u mundo të na e sheses kete nje vetflijim të njerzeve shpellkare qe po i mbyti rama

  9. Te justifikosh papergjegjshmerine e nje njeriu qe pretendon te behet kryeminister eshte po aq kriminale sa grumbullimi i atyre turmave dhe po te ndodhte kjo ne nje shtet europian ti Bushat do mbaje pergjegjesi penale,sa per ata qe i shkojne mbrapa Bash(ibozukut)i kemi pare sa te varfer jane,te gjithe me makina lluksoze dhe me iphone tip i fundit,por me shqetesuesja eshte se si mund te presim te beje shtet neser si kryeminister nje njeri qe shkel dhe shperfill hapur ligjet duke rrezikuar jeten e njerezve vetem e vetem per te ardhur ne pushtet???

  10. Sa mire, qe hera heres talenti i padiskutueshem si gazetar i Bushatit, arrin ne majat e e paimagjinueshme te egsistences njerezore, dhe zbulon ate qe askush nuk e ka kapur deri me sot: Njerezit jane gati te sfidojne vdekjen,vetem per te mos u vjedhur e shkelur me kembe nga kjo murtaje e zez rilindje! Sfida qe njerezit i japin doçit eshte qarte: ME COVID PO, ME HAJDUTIN JO! Nuk do ishte keq qe opozita te shkonte me kete slogan ne zgjedhje!

  11. Pak ditë më parë, Rrushaj postoi në profiling e tij në Facebook një video ku promovon sportin, në një prej hapësirave që Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie e kishte përcaktuar për ndërtim pallati, kurse Veliaj e shpronësoi dhe e ktheu në fushë futbolli për komunitetin.

    Rrushaj nuk është ndalur as sot, kur ka publikuar disa foto në një fushë volejbolli te Njësia 4, edhe ky një terren sportive i rehabilituar nga Veliaj. Veliaj e ka thënë edhe më herët se terrenet sportive dhe hapësirat publike po krijohen që të përdoren nga të gjithë, si të majtët, edhe të djathtët. Por, PD-ja ka shkuar edhe më tej, investimet e Veliajt i përdor edhe për xhirimin e spoteve publicitare.

  12. Qenka zgjuar heret komentuesi i selise mavri. Ben komente me emra te ndryshem dhe mendon se do ia hedhe njerezve, por po ta shikosh me vemendje, eshte i njejti stil te shkruari dhe behen te njejtat gabime ortografike, por jo vetem kaq, te njejtat gabime behen edhe ne formulimin e frazave gje qe tregon se ka po aq shkolle sa Erjon Veliaj. Natyrisht qe nje njeri e mbajne me gjysmen e sufllaqeve qe duhen per 4 veta, por te kthehemi tek ajo qe eshte e rendesishme. Rama vazhdon me “do te…” njelloj si ne vitin 2009 dhe 2013, sepse ne 2017, premtoi “tepsi, timon dhe kazan”. Vazhdon me premtimet idiote qe i ka bere nja dy here premtime te cilat e kane penguar t’i mbaje here LSI, here PD, here BD, heren tjeter Nisma Thurje etj. etj. E filloi me aeroportet, por kur pa se nuk ngjiti shume, filloi te merret me riciklim premtimesh dhe me kerkim ndjese “sepse ate nuk e kishin lene te punoje”. Kur u pa qe nuk eshte i besueshem, iu kthye opozites duke bere krahasimin e kandidateve dhe, meqenese edhe ketu beri gafa te pafalshme, atehere iu kthye shendetit ne kohe pandemie. Kur flet per grumbullimet e njerezve te PD, harron dicka themelore, ate qe Bushati ia ka vene ne dukje ne kete artikull, SHUMICES SE NJEREZVE PO IU DEL SHPIRTI NEN KETE QEVERISJE HAJDUTE DHE NUK KANE FRIKE AS COVIDIN. Pra Rama eshte me i keq se covidi per njerezit. Ne ato momente kur atij i kujtohet kjo gje, ai e humbet. Ose ben gjeste idiote si ai i djeshmi ne Shkoder, ose fillon e kercenon me vaksinen duke u munduar t’ia mbushe mendjen njerezve se pa te nuk ka vaksine!!! Por ka edhe nje gjetje tjeter. Po mundohet te na mbushe mendjen se e ardhmja e Shqiperise jane 85 vjecaret si ajo komunistja Bozo (e bija si akitekte ka interesa te dukshme ne bashkine e Tiranes), Robert Ndrenika, Tinka Kurti etj. persona te cileve nuk iu del pensioni as per ilace dhe kjo eshte pasoje e politikave te ndyra qe jane ndjekur ne kete vend nga te gjithe. Me raste, perdor edhe ndonje te moshuar anonim qe eshte mesuar ta mbaje koken ulur gjithe jeten dhe i premton t’i jape dite nga te vetat, dite qe kane mbaruar tashme. Si perfundim, ka akoma njerez qe e besojne dhe nuk eshte faji i Rames, kane lindur dhe jane rritur ne ate menyre. I pelqen te genjehen. Ama te rinjte te cileve iu perket ky vend, duhet te mendojne me koken e tyre dhe te peshojne nese eshte me mire t’i besojne Rames, apo te mos i besojne.
    P.S. Me Bashen do kemi kohe te merremi kur te jete kryeminister, nuk ia vlen te merresh tani

  13. në 26 maj të vitit 2016, Berisha i drejtohet me këtë shkresë KQZ-së, ku kërkon të korrigjojë formularin, për të shtuar shënimin se ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali si dhe datën e lindjes nga 01.07.1944 në 15.10.1944. Me këto të dhëna, Sali Berisha mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017, të dhëna të cilat megjithatë nuk përputhen me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Në 10 mars 2021, Berisha ka dorëzuar një tjetër formular në KQZ, tashmë në kuadër të paraqitjes së dokumentacionit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe ky formular ndryshon nga dy formularët e mëparshëm.

    Në formularin e fundit, në rubrikën ‘gjeneralitetet e mëparshme’, Berisha heq datën e lindjes 01.07.1944 dhe vendos vetëm ‘korrik të 1944’, ku sqaron se kjo datë është korrigjuar nga gjendja civile e kohës, duke pasqyruar datën reale – 15.10.1944. Në fakt, ka dyshime të forta se Berisha e ka afruar ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu me zell deri kur mori drejtimin e PD-së, për të mos e lëshuar më.

    1. O Zot çfarë arsyetimi idiot.
      Berisha paska ndruar ditlindjen për ta afruar me ditlindjen e Enverit.
      Po të ishte vënë në krye të PS që doli nga PP duke ndruar veç emrin, edhe mund ta besonim, po Berisha ju bashkua studentëve e gjithë shqiptarëve që rrëzuan bustin e diktatorit dhe ishin këta që e zgjodhën lider të PD.
      I dyshimtë është mbase ndrimi i emrit të Ramës.
      Ai emigroi në Paris me emrin Edvin në dokumente e kur u kthye në Shqipëri, e ndroi në Edi.
      Janë disa personazhe politikë shqiptarë e të huaj që ndrimin e emrit të Ramës e lidhin me një aferë korruptive të tij në Paris.
      Ka një akuzë se Rama është arrestuar se u kap duke shitur ikona të vjedhura në Paris, e paradoksalisht shumë vite më pas, , shitësi i ikonave të vjedhura me emrin Edvin Rama, na u nderua me emër tjetër , Edi Rama, nga një president socialist francez, me titullin e lartë të Francës, “Kalorës i legjionit të nderit”

  14. Leje patetizmin o and kllufi po thuaje ate qe sdo ta pranosh: pd ne shumicen e vet eshte parti cecenesh, malokesh e fshatresh primitive qe aq dine, jane shpellare. Ka njr arsye qe qytetet svotojne per pd. Qytetari skane lidhje me injorancen

    1. O Bled “qytetari”, po ku na pidh te robve je lind dhe rrit ti mer kurve mashkull qe na bo sikur je lind e rrit ne Paris?

      PD-ja ka nga te gjitha krahinat o robqir nuk eshte parti sekt me dashnore grash dhe burra dashnoresh o viktime. “Shpellar” te ben menyra e te arsyetuarit tend dhe jo se ku ke lindur apo nga je. Ti je nje rracist per te shkerdhyr robt.

      Ti nuk je vecse nje skllav qe meriton ne fakt te te drejtoje nje psikopat skizofren si Ramazani dhe shpura e baxhellave te tij medikore Spirokali, Merushe traktoristja etj.

    2. “Çeçenë”.
      Kështu janë quajtur gjatë revolucionit haxhiqamilist të 97-ës nga enveristët , të gjithë shqiptarët e zonave malore.
      Çeçenia është një shtet i vogël në Azi, me përkatësi myslimane, vazhdon të jetë një republikë e pushtuar nga rusët. .
      Meqë ësht një shtet i pasur në naftë, rusët bënë si bënë e nuk e lanë të shkëputet nga “federata” ruse.
      Çeçenët kanë disa dekada që luftojnë për lirinë e tyre nga Rusia, por kur në botë u ngrit shqetësimi për veprimet kriminale të terroristëve ekstremistë islamike, , ngaqë rusë i akuzonin çeçenët si “terroristë islamike”, kjo akuzë u përhap në gjithë vendet perëndimore, pasi perëndimi ishte tepër i ndjeshëm kundër kriminelëve elstremistë islamikë.
      Tani le të krahasojmë “çeçenët” malësorët shqiptarë që historikisht nuk e kanë duruar robërinë e kanë luftuar për liri, me haxhiqamilistët fushorë shqiptarë, të mësuar me psikollogjinë e skllavit e udhëheqësin e tyre Haxhi Qemalin , besnik i sulltanit, apo haxhiqamilistët e 97-tës që luftonin me armë kundër demokracisë, për të rikthyer babanë e tyre , Enverin.

  15. Njerezit perreth Basha nuk i mbledh vet,

    ato njerez perreth tij ja sjell ky Pushtet,

    se me fort frike se sa nga Pandemia,

    ky popull ka neveri nga Ramqeveria,

    Rame derdimeni, ky Rama rrenacak,

    sot mund te genjeje vec ndoj torollak,

    se kjo Pandemia ka nje vit ne Shqiperi,

    por RamCovidi ketu ka 8 vjet Varferi.

  16. Disa Komentuesi jane rrezik civil. I kane pare lokalet tek blloku se une i kam afer shtepise dhe i shoh nga jashte cdo dite? Deng me njerez dhe nuk vete njeri te kontrolloje. E ka pare njeri lokalin afer liqenit te parku, apo ce deshe?? Urbanet jane nje turp i papare, te piset, plot me njerez pa ajrosjen e nevojshme. Perjashto keto urbanin qe shkon tek kopshti zologjik dhe teg te tjeret jane tmerr. Personalisht e mbaj masken pjeserisht vetem qe te shmang debatet me policine por preferoj me mire te marr ajrin e ndotur te tiranes sesa doble ajrin e ndotur dhe me sperkla te mbushura me CO2. Njerezit qe dalin aty rreth Bashes nuk kane pike interesi personal per faktin se eshte Basha por urrejtja dhe mllefi ka tejkaluar friken ndaj virusit i cili do jetoje me ne per vite si nje gje normale. Une jam shtrese e mesme dhe pjese e elektoratit gri por do votoj kunder Rames dhe pro nje mundesie tjeter me fytyre me njerezore dhe normale. Kam nevoje per normalitet, kam nevoje per nje KM me te qete dhe qe kontrollon emocionet e veta, kam nevoje per nje KM qe nuk ngre zerin, qe nuk pellet si lope e trazuar, kam nevoje per cdo gje normale ne kete vend, kam nevoje te mos mendoj vazhdimisht per te ikur edhe pse me dhembje, kam nevoje te punoj i qete, kam nevoje te mos perballem me administrate arrogante, kam nevoje tju dergoj prinderve me shume para per te blere gjerat e nevojshme…Kam nevoje jetike te dergoj Ramen ne shtepi dhe te qetesohet e te bej gjera qe di te beje me mire. Le te shkruaje, te pikturoje…te qetesohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *