• |
ide | kryesore

Basha në Korçë: Ju nuk po prisni, por po i prini ndryshimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në udhëtimin e tij të sotëm në Korçë, Lulzim Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. 

E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.



2 Comments

  1. Nuk mund ta bejne ndryshimin njerez te ndryshkur dhe te kalbur o Bash,nuk ka ndryshim me Moniken,Dulen,T.Shehun,D.Shehun,Duken,Noken,Ndoken etj.etj.Jeni thjeshte nje shporte me karavidhe…

  2. Nje gje nuk arrij te kuptoj.
    Cfar do te arrij, qe mbledh njerez ne kete kohe? Ca kuptimi ka? O njeri behu me i pergjegjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *