Në udhëtimin e tij të sotëm në Korçë, Lulzim Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.
“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.
E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.
Nuk mund ta bejne ndryshimin njerez te ndryshkur dhe te kalbur o Bash,nuk ka ndryshim me Moniken,Dulen,T.Shehun,D.Shehun,Duken,Noken,Ndoken etj.etj.Jeni thjeshte nje shporte me karavidhe…
Nje gje nuk arrij te kuptoj.
Cfar do te arrij, qe mbledh njerez ne kete kohe? Ca kuptimi ka? O njeri behu me i pergjegjshem.