• |
ide | kryesore

Basha qytetarëve në Korçë: Ju nuk po e prisni ndryshimin, por jeni duke i prirë atij

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u prit me entuziazëm në qytetin Korçës gjatë ditës së sotme.

Duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por janë duke i prirë këtij ndryshimi.

“Zonja dhe zotërinj korçare dhe korçarë, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!” –tha Basha.

Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.



3 Comments

  1. Si jeni?-sa mire sa mire
    Keni mare letter nga shtepia?- sa mire sa mire
    A keni ore?- sa mire sa mire
    Cfare Po ben ushtar Shvejk?-
    Mare guximin tju them se Po dhjes.-sa mire sa mire- pergjigjet gjenerali.

  2. Ka rene ne kuthin e delirit ky palloshi dhe se kupton qe cdo qytetar normal kur e sheh qe akoma ben mitingje ne kohe pandemie duket karagjoz dhe primitiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *