• |
ide | kryesore

Bayern Mynih injoron Haaland: “E kemi në skuadër më të mirin në botë”

-Instant, Sport



E gjithë Evropa ëndërron Erling Haaland. E gjithë Evropa, përveç Bayern Munchen, i cili përmes gojës së CEO-s së klubit, Karl-Heinz Rummenigge, largon zërat e merkatos që jepnin bavarezët të interesuar për sulmuesin e Dortmund: “Nga vijnë këto zëra? Nuk e di – tha Karl-Heinz Rummenigge – Mund të them vetëm një gjë: ne kemi lojtarin më të mirë në botë në këtë pozicion: Robert Leëandoëski ka një kontratë deri në vitin 2023”.

“Unë jam i bindur që me profesionalizmin e tij, mënyrën se si ai stërvitet dhe mënyrën se si ai kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”, vazhdoi Rummenigge duke folur për Bild për qendërsulmuesin polak, i cili sapo është dëmtuar me ekipin kombëtar të Polonisë dhe do të detyrohet të humbasë përballjen e dyfishtë në Champions League kundër PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *