• |
ide | kryesore

Diplomacia e vaksinave/ Sputnik V rrëzon nga karrigja kryeministrin sllovak

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas menaxhimit kaotik të vendit për një vit, kryeministri sllovak, Igor Matoviç njoftoi dorëheqjen e tij nga pushteti të Dielën 28 ​​Mars. “Në prag të javës së pashkëve (…), vendosa të bëj një gjest faljeje ndaj njerëzve që kërkuan dorëheqjen time si kryeministër ”, deklaroi ky ish biznesmen i zgjedhur pa një program real.

Në këtë rrënje të papritur ndikoi mbi të gjitha ishte vendimi i tij i njëanshëm për të importuar vaksinat ruse Sputnik V në 1 Mars, e cila shkaktoi një krizë të madhe qeveritare. “Ky operacion, i kryer me sekretin më të madh dhe pa pritur autorizimin nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA), u shkas për një krizë që zgjati për tre javë, ”shpjegoi për Le monde analisti politik, Grigorij Meseznikov.
Me ndihmën e kryeministrit ultranacionalist hungarez Viktor Orban, Z. Matovic negocioi me Moskën për të importuar 200,000 doza të Sputnik, të cilat nxitoi ti priste vetë mbi pistën  e aeroportit të Kosice-s, qyteti i dytë më i madh i vendit. Kjo shfaqe teatrale, të cilën ai nuk e kishte kryer kurrë më parë për markat e tjera të vaksinave perendimore, tronditi disa nga partnerët e vet të koalicionit, me qëndrime të qarta pro-evropiane të cilët nuk ishin konsultuar paraprakisht.

Ministri i tij i Punëve të Jashtme, Ivan Korcok, e denoncoi këtë akt si një “operacion të luftës hibride”, përpara se të jepte dorëheqjen të mërkurën në 24 mars. Për shkak të këtyre ndarjeve, dozat e Sputnik V ende nuk janë injektuar mbi popullsinë sllovake.

Igor Matoviç u emërua kryeministër në Mars 2020 pasi fitoi zgjedhjet legjislative me 25% të votave. Nën drejtimin e tij Sllovakia vuajti një menaxhim të keq të krizës së koronavirusit i cili shkaktoi gati 10,000 vdekje, në këtë vend me 5.5 milion banorë.

Komisioni Evropian ende nuk është përfshirë në negociata me prodhuesin e Sputnik V, për të përfunduar me të ta një kontratë blerjeje, si ajo që bëri me gjashtë laboratorë perendimorë (Moderna, PfizerBioNTech, Sanofi, AstraZeneca, CureVac dhe Johnson & Jonhson). Por disa burime evropiane i konfirmuan francezes Le Monde të lexuar nga Lapsi.al, se nuk do të jetë e largët dita kur kjo do të ndodhë aq më tepër që shtete të fuqishme si Gjermania po këmbëngulin për këtë obsion.

Prej disa javësh, Angela Merkel ka përsëritur se ajo është në favor të idesë që Gjermania të përdorë Sputnik V nëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) jep dritën jeshile. “Përtej dallimeve tona politike, të cilat janë të thella, është e mundur të bashkëpunohet [me Rusinë] në një nivel humanitar në kontekstin e pandemisë”, deklaroi kancelarja gjermane në 21 janar. Që atëherë, ajo ka bërë një hap tjetër përpara. Në rast të aprovimit nga EMA, “Unë do të preferoja një porosi Evropiane, por nëse kjo nuk vjen, ne duhet të ndërmarrim vetë një “zgjidhje gjermane. Kjo është e mundur dhe këtë do ta bëjmë”, paralajmëroi Merkel më 19 mars duke folur për vaksinën ruse. 

Burimi Le Monde 31 mars përshtati Lapsi.al



5 Comments

  1. Ashtu siç është raportuar herë pas here në media, skuadra anonime “Byrektorja” është një nga më aktivet në “selinë blu” e cila ka për detyrë denigrimin me komente negative në rrjetet sociale të figurave që nuk janë dakord me qëndrimet e kryedemokratit Lulzim Basha.

  2. Hahaha cna mbushe mendjen o rilinds sufflaqe. Fatkeqeisht skuadriljes se bodrumit te KM ju ka dal nami per Fast-Food:)) dhe po perpiqeni tju thoni atyre qe sjane dakord me Xonin se gjasme jane si ju, hane byreke, por nuk po ju ngjit fatkeqesisht:).

    O rrot mullini, une psh dhe shume si une nuk na ha kari as per Lulin e as per Ramen. Por, ne kete derexhe qe e ka cuar ky robqiri keto 8 vjet duhet ndeshkuar masivisht me vote.

    Tani, nese fiton Luli, duhet ta qerojme pas 4 vitesh maximumi nese nuk mban premtimet e jo me ta mbash 8 vite.
    Mos a zot te kerkoj madat te trete si ky robqiri.

    Kete nuk arrini te kuptoni ti dhe soji jot qe po jetoni “enderren” me sufllaqe.

  3. Nuk është e rastit që tifozët e Ramës komentojnë me gjuhë banale rrugaçërore sepse frymëzimin e marin nga gjuha e tij e ndyrë e rrugës, e nga sjelljet e një njeriu anormal
    Sapo dëgjova që dymetroshi që ka dalë me të pasmet e të përparmet lakuriq në publik e idiotësisht kujton se mund të imitojë Ismail Qemalin duke lënë mustaqe e mjekër si ai, ju hakërehet shqiptarëve se “pse shkoni pas mullaqeve të Bashës e mustaqeve të Saliut”
    Dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë.
    Kështu i tipizon urtësia popullore të gjithë ata që janë të nxirrosur në çdo drejtim, e megjithate shajnë gjithë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *