• |
ide | kryesore

“Donim të fitonim 5-0”: Reja reflekton për herë të parë ndryshimin e skemës

-Instant, Sport



“Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste. Donim të fitonim 4-0, 5-0. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Por kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi ndjek lodhje sigurisht”. Edy Reja mund të marrë frymë lirisht pas fitores kundër San Marinos, edhe pse me shumë vështirësi në pjesën e parë.

Menjëherë pas ndeshjes, italiani ka bërë një analizë të performancës së skuadrës dhe cfarë ndodhi në pjesën e parë: “Nuk jam i kënaqur, sepse bëmë pak gjuajtje në portë në të parën, në pjesën e dytë, krijuam më shumë mundësi, deri sa dolëm te goli. E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla që tërhiqen shumë mbrapa, kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera. Do më pëlqente dhe mua të kishim shënuar më shumë gola dhe të kishim luajtur ndryshe, por ja që nuk ia dolëm dot”, u shpreh Reja.

Tekniku ka shpjeguar problemet që has skuadra e që e bënë të mendojë ndryshimin e skemës: “Mesfusha u përpoq shumë në pjesën e parë, por nuk arritëm të dilnim te finalizimi, në pjesën e dytë ishim më ndryshe dhe arritëm të finalizonim duke nxjerrë dhe golin”. “Sulmuesët kanë vështirësi me këto ekipe si Andorra dhe San Marino, sepse mbyllen mbrapa. Shpresoja që ai të bënte më mirë sot. Është lojtar që ka nevojë për hapësira, kur ka shumë fushë përpara, has vështirësi në zona të ngushta” përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *