• |
ide | kryesore

Fier/ Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier pasi ishin shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim. Për këtë të fundit gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu është arrestuar E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *