• |
ide | kryesore

Formacionet zyrtare/ Memushaj nuk i’a del, dëmtohet në nxemje: Reja kthen Laçin kundër San Marinos

-Instant, F1, Sport



Kush priste revulocion, mund edhe të ketë mbetur i zhgënjyer. Edy Reja ka ndryshuar më shumë në modul se në lojtarë, por edhe kjo mbetet për tu parë në mënyrën e të funksionuarit në fushë, duke qenë se një i treshes sulmuese është Emir Lenjani. Tre sulmues për të vënë përfund San Marinon, ndërsa rikthehet Ajeti titullar pas një kohe të gjatë.

Me Strakoshën mes shtyllave, katërshja para tij formohet nga Hysaj e Veseli në krahë me Gjimshitin e Ajetin në qendër. Tre mesfushorë, me Bare e Ramadanin, që do të asistohen nga Laci. Në fakt, ishte menduar të luante Memushaj, por vlonjati që rekuperoi in-extremis ka ndjerë dhimbje gjatë nxemjes, duke dalë nga formacioni. Përpara me Lenjanin në të majtë, Broja do të luajë në qendër, me Manajn të spostuar djathtas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *