• |
ide | kryesore

Kërkesa në KQZ: Rama të mos bëjë më fushatë me vaksinat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i Komisionit Rregullator të KQZ-së i propozuar nga LSI, Muharrem Cakaj ngriti në mbledhjen e së mërkurës shqetësimin se PS po përdor procesin e vaksinimit në fushatë elektorale.

Cakaj tha se kandidatët për deputetë të PS-së kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale foto që propagandojnë procesin e vaksinimit. Duke e cilësuar si shkelje veprimet e socialistëve, ai kërkoi nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi që të marrë masa.

“Risjell në vëmendjen e Komisionit Rregullator por posaçërisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nenin 91 pika 1 të Kodit Zgjedhor, që parashikon ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Prej disa ditësh ka filluar një proces, i shumëpritur vaksinimi për Shqipërinë, mund të ishte edhe më shpejt, por kjo nuk duhet ti japë avantazhe apo disavantazhe asnjë subjekti politik.

Kontrata është lidhur nga kryeministri, jo nga kryetari i PS-së apo i bashkisë së Tiranës, prandaj ftoj komisionerin që në mënyrë të menjëhershme të marrë masa të ndalojë propagandën, përdorimin e burimeve publike në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Cfarë merite ka kryetari i PS-së apo bashkisë Tiranë, që populli shqiptar paguan dhe po blen vaksina, për të përfituar dhe në spot, për të përfituar avantazhe elektorale.

Dhe në spotet, qoftë edhe në Facebook, shikojmë veprimtari jo vetëm e ndaluar, por e paparë dhe dëgjuar në histori, që të miksosh spotin elektoral të një subjekti me vaksinën. Kjo është e tmerrshme, duhet të ndërpritet urgjentisht. Ftoj komisionerin të ndërmarrë një hetim të plotë të thelluar dhe të ndërpritet,” – tha Cakaj.

Pasi ka dëgjuar ankesën e përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Celibashi tha se i mbajti shënim të gjitha kërkesat duke premtuar se do të procesojë siç edhe parashtrohet në ligj. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. respektojeni dhe ju kete kriter, mos beni fushate me vaksinat se keni filluar qe ne dhjetor, jo pse se mori vaksinen ruse e tani pse mori vaksinen kineze e Rama do te vrasi popullin

  2. deputet i PD-së nga Fieri, është i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe droge. Prova rrethanore e lidhin Olldashin dhe Fatmir Kajollin në Fier me Ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në një skemë për lirimin e të burgosurve nga burgu për të shërbyer si gangsterë zgjedhorë.

    Lulzim Basha: Sipas një burimi nga Partia Socialiste, Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *