• |
ide | kryesore

“Merr punëtorë nga Bangladeshi”! Bushati “godet” Ramën: Po ti, a mban përgjegjësi për ekonominë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit, Video



Deputeti socialist Ditmir Bushati i lënë jashtë listës së PS-së për zgjedhjet e 25 prillit i ka kujtuar kryetarit të partisë së tij, Edi Rama përgjegjësinë për ekonominë dhe modelin zhvillimor të vendit në 8 vitet e qeverisjes.

Kryeministri sot nga Shkodra i sugjeroi një pronari fasonerie që të merrte punëtorë të huaj nga Bangladeshi, Afganistani dhe India, pasi sipërmarrësi u ankua se nuk kishte fuqi punëtore. Gjithashtu Edi Rama shtoi se të huajt, “janë pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme”.

Por Bushati, në një postim në Facebook replikon me Edi Ramën duke i thënë se përpara se t’i përkufizojë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesë veten a mban ndopak përgjegjësi.

E ndërsa i kujton sërish Edi Ramës koncesionet në rafinerinë e Ballshit dhe minierën e Bulqizës, Bushati shprehet se shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë.

“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim.
Gjovalinin, dhe shumë sipërmarrës si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Ndaj, nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me Bangladeshas, Afgan dhe Indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot!

Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributit të komunitetit. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës, nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesionarit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria.

Kjo është arsyeja që të tilla biznese duhet të paguajnë detyrimet që punëtorët dhe komuniteti lokal të jenë pjesëmarrës në të mirën që sigurohet nga sipërmarrja. Sipërmarrësit në partneritet me shtetin duhet të investojnë për kapacitetet njerëzore, për t’i zhvilluar e jo thjesht shfrytëzuar këto sektorë të ekonomisë.

Sado i suksesshëm të jetë një sipërmarrës nuk bën dot pasuri e as prodhon të mira për shoqërinë pa ekipin apo punonjësit. Për një parti të qendrës së majtë, puna, djersa e punëtorit, risku i sipërmarrësit në investim dhe vlera e shtuar në ekonomi, duhet të kenë përparësi absolute.

Në këtë kontekst, shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë. Ndërkohë që me sipërmarrësit duhet të vendoset një raport besimi e mirëkuptimi që lehtëson rrugën e sipërmarrjes jo vetëm në funksion të xhepit të tyre, por të sigurimit të të mirave për shoqërinë.

Ky episod na fton që të mos mbetemi as tek konstatimi dhe as tek mohimi i ikjes së shqiptarëve drejt veriut të Europës dhe Amerikës. Pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit. E as do të jemi në gjendje të identifikojmë avantazhin e krahasuar të ekonomisë shqiptare, apo të përqafojmë vlerat sociale europiane për punonjësit” shkruan Bushati.



12 Comments

  1. Shperndajeni ta degjoje Populli, mqs jemi ne fushate elektorale

    Perfundimish ky koncesionar, NUK ka lidhje fare me SocialDemokracine apo te majten Europiane.

    Rilindja eshte djathtas te djathteve.

    Kryen aktivitet kriminal te perditshem ne fushen e tanderave dhe PPP

    Paskan qene kusare.

  2. Ore njerez Rama ka plotesishte te drejte nje ato qe thone, nuk ka si shpjegohet ndryshe qe ai minimalisht merr mbi 45% te votave.

  3. Hajde Kryeminister hajde. Mer punetor nga Bangladeshi thote. Mbase do ishte me mire te mernin ndonje Kryeminister nga Bangladeshi ne vendin tend se do kenaqej me rrogen qe mer ti e sdo kishte nevoje te vidhte sic vjedh ti.
    O robqir kryeminister, po ne vend qe te besh shtetin e te mbrosh dinjitetin e shqiptareve te tu, te zbatohet kodi punes qe njerzit mos punojne 7 dite te javes per 20,000 leke, thua merni bangladeshas.

    Yt te sherdhefsha robt ty dhe atyre qe do te votojne ty mor monster njeri.

  4. Me e pakta eshte arrestimi dhe nje proces i shpejte.sekuestrimi i gjithckaje ne vend dhe ne bankat e huaja.

  5. Kjo eshte mbrojria nga nderkombetaret e sorosit bej nje popull shume ngjyresh
    Denigro populin tende e po fitoi nuk eshte dita e largt kur gjergj Luca me shoket e tij ti shom ne rinas me puntor te rinje
    O popull zgjohuni

  6. Nuk ka njerez qe nuk punojne, jane kushtet e punes jo te pershtatshme. Jam kurioz se me cfare rroge do ti sjellin keta nga bangladeshi…Nese duan te krahasojne mund te marrin fqinjet tane rrethe e qark e te punojne per 3-4 mije lek..Mjaft me keto pallavra prej injoranti. I xvetmi qe nuk punon e vjedh eshte KRM-a

  7. Para se kryeministri te beje deklarata te tilla duhet te verefikoje se sa paguhen punetoret shqiptare po ju them se as 30000 lek nuk paguhen dhe punojne si skllever edhe jashe orarit dhe te dielave sidomos ata punetor karburantesh dhe fasoneritete shitesat e dyqaneve dhe ai bisnesmeni qe thote se do paguaje punetoret afrikan 400 dollar genjen ai nuk paguan as punetoret shqiptar aq ju lutem mos genjeni se nje dite do ti paguani te gjitha paga e punetorit eshte e shejte se eshte djersa e tij kush han hakun e punes nuk gjen paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *