• |
ide | kryesore

Nga birra e pica për golin e parë në transfertë në 14 vjet tek gjashtë golat e pësuar kuqezi: ja kush është San Marino

-Instant, Sport



Shqipëria kërkon revanshin pas humbjes me Anglinë në shtëpi dhe nuk ka kundërshtar më të përshtatshëm për ta bërë se San Marino. Jo vetëm se kanë pësuar 8 gola në dy ndeshjet e para, por sepse është kombëtarja me rezultatet më të dobëtat në futbollin botëror. Në këtë pikë kuqezinjtë mund të jenë të qetë, mjafton të marrin në konsideratë faktin se San Marino ka bërë dy rezultate pa humbje radhazi për herë të parë në histori vitin e kaluar.

Pasi kishin humbur 147 nga 150 ndeshjet e para, San Marino ia doli të evitojë humbjen kundër Liechtenstein e Gjibraltar. Për të shënuar golin e parë në transfertë San Marinos iu deshën të prisnin 14 vjet dhe e arritën këtë vetëm trembëdhjetë muaj më parë. Aq sa kur e bënë u festua me birra e pica nga lojtarët e stafi i kombëtares. Ndeshjen e parë zyrtare e kanë luajtur në shtëpi më 28 nëntor 1990, ku janë mundur 4-0 nga Zvicra. Fitorja në ndeshje zyrtare është tabu për këtë ekip, madje shijen e suksesit ata e kanë provuar vetëm në një rast në miqësore, ku më 28 prill 2004 kanë fituar 1-0 ndaj Lihtenshtenjit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *